Kosova dhe Shqipëria kanë dështuar të unifikojnë faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës për të garuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Kështu, shqiptarët po humbin ulëse deputetësh në Beograd
Qytetarët e tri komunave shqiptare në Luginë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot do t’u drejtohen pikave të votimit, për të zgjedhur udhëheqësit e tyre komunalë. Por, ata do të mund të votojnë edhe në zgjedhjet parlamentare, ndonëse në këto të fundit po merr pjesë vetëm Partia për Veprim Demokratik (PVD).
Këta të fundit, thonë se kanë synuar të garojnë në një listë të unifikuar të shqiptarëve për Parlamentin e Serbisë, me ç’rast do të fitoheshin së paku tri ulëse.
Por, duke mos arritur të merren vesh me subjektet tjera politike, PVD-ja ka vendosur që të garojë e vetme për parlamentin e Serbisë.
Ndërkaq, një subjekt i ri politik – Alternativa për Ndryshime, synon të ndryshojë strukturën politike në Preshevë, ndonëse ky subjekt nuk ka arritur të përgatitet për zgjedhjet parlamentare e as të zgjerojë strukturat e saj në dy komunat tjera, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ndërkohë, mijëra shqiptarë të lindur në Luginë të Preshevës nuk do të kenë të drejtën e votës për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, në pamundësi për t’u pajisur me letërnjoftime.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës po shlyhen nga evidenca civile dhe po bëhet pasivizimi i vendbanimeve, duke iu mohuar kështu dhe e drejta e votës. Ata po shlyhen nga evidenca civile pa ndonjë vendim nga organet shtetërore të Serbisë dhe pa u njoftuar për këtë.
Drejtuesit e institucioneve lokale shqiptare në Luginë të Preshevës thonë se kjo po bëhet me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike në jug të Serbisë, me theks të veçantë në komunë të Bujanocit, ku edhe më tej shqiptarët janë shumicë.
Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, ka thënë për “Zërin” se pasivizimi i vendbanimeve të personave me të drejtë vote ka filluar si procedurë nga Republika e Serbisë, duke pasivizuar sidomos shqiptarët që jetojnë në Malësinë e Bujanocit dhe atë të Karadakut në Preshevë. Arifi sqaron se sipas evidencës që posedojnë, në Bujanoc janë pasivizuar diku 300 persona me të drejtë vote.
Por, prapëseprapë ai thotë se numri i shqiptarëve që kanë të drejtë vote në këtë komunë është më i madh se i serbëve, shkruan Zëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit