Është pak e vështirë ta sqarosh publikun për strukturën dhe historikun e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. E para, sepse shqiptarët e besojnë realisht se jemi një popull dhe nuk mund të flitet për marrëdhënie po për bashkëjetesë. Një komb, një gjuhë, një zakon. Politikanët e dy vendeve, kameleonë të kujdesshëm, gjithnjë e më shumë po e sjellin në vëmendje këtë lidhje shpesh edhe me dyshime. Nga ana tjetër, artikullshkrues të ndryshëm, që u drejtohen këtyre marrëdhënieve shkruajnë më shumë në bazë të interesave sesa logjikës.
Në vitet e fundit ka realisht dokumente, raporte dhe materiale pafund, që e tregojnë këtë lidhje, por fare pak studime të thelluara të rrafshit historik-politik-filozofik të kësaj marrëdhënie jo pak të çuditshme prekur nga kapriçot e kohëve. Njësoj si në Shqipëri, edhe në Kosovë ka një numër gjithnjë e më të madh njerëzish, që Enver Hoxhën e bëjnë fajtor për fatin e Kosovës dhe madje te kjo e fundit nga dashuria pa kufi ndaj tij kanë kaluar në një cinizëm të hapur.
Diçka më shumë ndodhi pas viteve ’90, por këtë herë opinionet sërish ndërthuren sepse përkrahësit e z. Sali Berisha, njeriut më të njohur të historisë tonë Demokraci, këndej dhe andej kufirit tregojnë për bëma, që nuk qëndrojnë, ashtu si ata të të ndjerit z.Rugova bëjnë andej. Në mes së fundi është futur edhe lufta e UÇK-së, roli i vërtetë i saj. Përkrahja e FARK-ut nga autoritetet e Tiranës dhe kontrabanda. Kjo e fundit e ngatërron edhe më keq gjithçka. Po të bësh një matricë të madhe dhe të vendosësh ndryshoret atëherë kalkulimi do të jetë i vështirë në çfarëdolloj niveli.
Kjo sepse Shqipëria, më parë dhe Kosova, më pas gjatë ekzistencës së tyre si shtete, paçka veprimtarisë së lartë patriotike dhe ndihmës së madhe që i kanë dhënë militantët pavarësimit të njëra-tjetrës, gjenden në qerthuj problemesh të frikshëm identitarë. Që do të thotë, Shqipëria ka nëpërkëmbur luftërat e saj dhe madje ka arritur deri në përgojimin e antifashizmit të saj, ashtu si Kosova sot rreket të gjej identitetin e vërtetë të UÇK-së me armatën e madhe fake që sot kërkon para pensioni dhe dinjitetin që s’i takon.
Në vend që zyrtarët e Shqipërisë dhe Kosovës fillimisht të merreshin me problematikat respektive në vendet e tyre, ata në vitet e fundit shpesh e kanë kaluar topin te njëra-tjetra për të shfryrë presione në vendet e tyre por edhe për t’i hedhur hi syve publikut të tyre për atë që po ndodh realisht me Kosovën. E tillë ngjan dhe zbarkimi në Tiranë i zyrtarëve të lartë kosovarë dhe disi “indiferenca” e Tiranës, por edhe mos artikulimi qartë i zyrtarëve të saj për atë që hodhi në treg presidenti kosovar Thaçi sa i përket korrektimit të kufijve.
Në të gjithë këtë hulli, një gjë duhet kuptuar qartë: Për fat të keq, impakti i Tiranës zyrtare në Kosovë është i vogël në të gjithë aspektet edhe pas gjithë atyre mbledhjeve korteziale, që më shumë kanë qenë make-up patriotik sesa veprimtari thelbësore për të integruar të dy vendet në qëllimin e përbashkët për të qenë më afër.
Por, Shqipëria megjithë një krahu gjithnjë e më të madh që ia mohojnë ndihmën, e ka pasur gjithnjë Kosovën në ëndrrat dhe aktivitetin e saj. Qoftë para luftës kur asaj iu bashkua nga fashistët, por edhe pas Luftës së Dytë me komunistët dhe qoftë dhe para dhe pas luftës së fundit, që solli pavarësimin.
Do rrjedhin kohë dhe studiues të ndryshëm, që do t’i shkëputen anësive, do të tregojnë realisht këtë ndihmë të pakursyer, që nuk matet dot me burokracitë e sotme të kancelarive të Tiranës dhe Prishtinës. Tirana eksportoi propagandë para viteve ’90 dhe jo vetëm; Shqipëria ishte shpresa idilike që i mbajti hapur sytë e kosovarëve për liri, për të mos thënë që u investua edhe në veprimtari të tjera në ndihmë të grupeve që kërkonin pavarësimin.
Nuk përmendim pritjen e kosovarëve, sepse ajo ishte detyrë. Kohët kanë ndryshuar dhe liria ka shfrenuar gojën e zyrtarëve sot por sidomos shumë njerëzve që e barazojnë ndihmën e Tiranës me asgjë. Paçka intensitetit, nivelit dhe cilësisë, Shqipëria është investuar me sa ka mundur. Edhe pse, fatkeqësisht, një gjë tjetër mund të konfirmohet mirë, zyrtarët e të dy vendeve më shumë kanë bërë retorikë pas Luftës së Kosovës sesa realisht kanë shërbyer në integrimin e mirë të dy vendeve tona në një koncept më të gjerë.
Fatkeqësisht, pa ditur burimin, rryma të ndryshme po duan t’i ndajnë tashmë shqiptarët këtej dhe andej kufirit, edhe institucionalisht. Dhe, shqiptarët nuk po arrijnë të kuptojnë thelbin e problemit të sotëm kosovar, që është sot jashtë Prishtinës dhe Beogradit. Ai lidhet me konjukturat ndërkombëtare, para të cilave shqiptarët janë të vegjël dhe bëhen akoma më të vegjël, kur nuk e shikojnë njëra-tjetrën, ashtu si duhet. Thaçi dhe të tjerët janë thjesht mbajtësit e letrave, që sot hedhin interesa më të mëdha. E megjithatë, edhe në këtë gjendje, Shqipëria, megjithë impaktin e vogël, e ka ndihur jo pak… Kosovën. /Javanews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame