Kombëtarja e Shqipërisë U-17 fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës me rezultatin final 3-1. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari siguruan fitoren e dytë radhazi në harkun kohor të dy ditëve.
Të tre golat për ekipin kuqezi u shënuan nga Xheto Joi Nuredini dhe Matias Gici, i cili realizoi dy herë.
Kuqezinjtë spikatën me lojën e mirë që në pjesën e parë të takimit, ku realizuan edhe tre golat e fitores. Fillimisht ishte Nuredini ai që zhbllokoi rezultatin e takimit që në minutën e 5-të, ndërsa Matias Gici qetësoi skuadrën me dygolëshin e tij në minutat 20-të dhe 37-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 3-0 për kuqezinjtë ndërsa në fraksionin e dytë, Maksutaj ngushtoi shifrat për Kosovën në minutën e 76-të.
Gjatë pjesës së dytë, trajneri Behari kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1, teksa duhet vlerësuar paraqitja e mirë e kuqezinjve të vegjël, të cilët treguan karakter jo vetëm sot, por edhe në takimin e parë.
Këto teste miqësore ishin të fundit për Shqipërinë U-17, në prag të kualifikueseve të Euro 23/24 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë janë pjesë e grupit 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën 15-21 nëntor 2023 në Portugali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Liverpooli po synon ta 'rrëmbejë yllin e Barcelonës - ai po shihet si pasuesi perfekt i Van Dijkut

Vinicius humbi penalltinë përballë Valencias, Ancelottin e pyesin gazetarët nëse Mbappe duhet t'i gjuajë nga tani

Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat