LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria rinis përgatitjet për miqësoren ndaj Armenisë, ka sërish ndryshime në listë

Shqipëria rinis përgatitjet për miqësoren ndaj Armenisë, ka sërish ndryshime në listë

Kombëtarja shqiptare ka rinisur sot përgatitjet për miqësoren e fundit të nëntorit, atë ndaj Armenisë që luhet më datë 19 nëntor në stadiumin “Air Albania” e që nis në ora 17:30.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja grupi ka zbritur në fushën e kompleksit Tropikal në orët e paradites për të zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore, kryesisht me lojtarët që nuk u aktivizuan apo me ato që u aktivizuan vetëm pak minuta në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Italisë.

Ndërsa lojtarët titullarë kanë zhvilluar një seancë të reduktuar me ushtrime dhe pa ngarkesa fizike.


Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për miqësoren me Armeninë do të ketë sërish ndryshime në listën e kombëtares. Sulmuesi Armando Broja, i cili doli nga loja i dëmtuar në ndeshjen me Italinë pas një problemi në kavilje, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe pas konsultimeve me stafin mjekësor dhe stafin teknik, është konkluduar se ai nuk mund të jetë i gatshëm për miqësoren e së shtunës. Kësisoj, sulmuesi është larguar nga grumbullimi për t’u rikthyer pranë klubit të tij.

Sakaq, për ndeshjen e së shtunës nuk do të jenë të gatshëm as mesfushori Odise Roshi dhe sulmuesi Myrto Uzuni, të cilët janë larguar gjithashtu nga grumbullimi.

Të dy lojtarët do të rikthehen me klubet sipas akordit paraprak mes palëve pasi janë të impenjuar këtë fundjavë në ndeshjet e kampionateve respektive ku aktivizohen.

Sa i takon pjesës tjetër të lojtarëve aktualisht nuk ka probleme me dëmtimet, ndërkohë që skuadra do të zhvillojë të premten në ora 15:00 stërvitjen zyrtare në Tropikal para ndeshjes me Armenisë, kurse konferenca zyrtare për median me trajnerin Reja dhe një lojtar do të zhvillohet në ora 14:30 po në Durrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori