LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria raporton rënie të numrit të aksidenteve dhe fataliteteve në 4-mujorin e parë të vitit

Shqipëria raporton rënie të numrit të aksidenteve dhe fataliteteve në 4-mujorin e parë të vitit

Numri i aksidenteve dhe i fataliteteve në Shqipëri përgjatë katër muajve të parë të këtij viti shënoi rënie.

Instituti i statistikave INSTAT publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit në muajin prill 2022 numërohen 92 aksidente rrugore nga 104 aksidente të ndodhura në muajin prill 2021, duke u ulur me 11.5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë në 4-mujorin e parë të vitit 2022, numërohen 377 aksidente rrugore nga 427 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 11.7 për qind.


Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) gjatë muajit prill është 132 persona nga 145 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë.

Ndërsa në 4-mujorin e parë të vitit 2022, numri i të aksidentuarve është 524 persona nga 563 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, raporton INSTAT.

INSTAT raporton se numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona, nga 12 persona të vdekur në prill 2021, ndërsa në katër muajt e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 56 persona, nga 70 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Referuar INSTAT-it, në shumicën e rasteve, shkak për aksidentet është sjellja e shoferëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori