Rritja e aftësive kibernetike nënkupton kërcënim në rritje për sigurinë dhe stabilitetin politik dhe ekonomik. Aktiviteti në rritje në nivel global prek edhe Shqipërinë.
Shtetet të ndryshme që kanë një qasje jo pozitive me Shqipërinë, me shërbimet e tyre të inteligjencës zotërojnë kapacitete kibernetike për operacione në rrjetet kompjuterike, zhvillojnë kapacitete kibernetike ofensive, kryesisht për të mundësuar aktivitetet e spiunazhit dhe grumbullimin e inteligjencës, shoqëruar me financime marramendëse.
Trysnia mbi rrjetet e administrimit, ruajtjes e shpërndarjes së informacionit të klasifikuar, si pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, kërkohet të ketë jo vetëm më shumë informacion, por të shoqëruar me përparimin e teknologjisë së informacionit.
Rritja e shpejtësisë, performanca e komunikimit të fshehtë, besueshmëria do të duhet të mundësojnë procese të reja industriale, logjistikë të avancuar, inteligjencë artificiale dhe aplikacione për sigurinë. Kundërshtarë të mundshëm me gjasë do të kërkojnë të shfrytëzojnë këto dobësi, që Shqipëria i ka edhe pse janë marrë disa masa.
Shërbimet e inteligjencës së shteteve kundërshtare të aleancës euroatlantike, proceseve eurointegruese të rajonit dhe vendit tonë, vijojnë aktivitetin e tyre konstant dhe me tendenca rritje në momente zhvillimesh të rëndësishme që lidhen me proceset integruese por edhe me problematika ndërshtetërore të bartura.
Përveç metodave klasike të grumbullimit të inteligjencës, nëpërmjet angazhimit të personelit të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, vërehen tendenca rritjeje dhe ndërthurja e metodave klasike me ato hibride.
Aktivitetet hibride në tërësinë e tyre janë një kombinim i metodave të mbyllura me ato të hapura, konvencionale me ato jo konvencionale dhe përfshijnë dezinformim, propagandë, sulme kibernetike, grumbullim informacioni sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes/aksesit në rrjete kompjuterike në format e spiunazhit kibernetik, aktivitete/operacione influencuese informative dhe psikologjike, presion ekonomik.
Metodat hibride po zbehin kufijtë mes paqes dhe luftës, shpejtësia, shkalla dhe intensiteti i tyre kanë njohur rritje vitet e fundit. Këto aktivitete po përdoren jo vetëm nga aktorë shtetërorë por edhe nga aktorë joshtetërorë që veprojnë si të tretë, për përfitime financiare, me aktivitet të koordinuar apo kryer për llogari të shteteve/shërbimeve të tyre të inteligjencës.
Mënyrat e angazhimit variojnë për nga shkalla e përfshirjes, kompleksitetit dhe sofistikimit. Aktivitetet e natyrës hibride përdoren për synime të caktuara politike/gjeopolitike e gjeoekonomike dhe kanë si objektiv kryesor të shkaktojnë destabilitet në një shtet kundërshtar, varësi politike dhe ekonomike.
Kërcënimet e natyrës hibride kanë marrë një dimension tjetër që për nga shkalla, po zëvendësojnë metodat klasike të grumbullimit të inteligjencës, favorizuar nga zhvillimi i teknologjisë së informacionit, kostos më të ulët në krahasim me angazhim agjentësh inteligjence, mundësisë së shpërndarjes për një publik më të gjerë dhe ndikimin më të madh.
Shtetet kundërshtare/shërbimet e tyre të inteligjencës identifikojnë dobësitë në fushën diplomatike, politike, sociale, ekonomike, financiare, ushtarake, inteligjencës dhe në infrastrukturën e Shqipërisë dhe në përputhje me këto, përgatisin planet për implementimin e aktiviteteve hibride, bazuar në situatën specifike sociale, ekonomike dhe politike të një vendi të caktuar.
Aktivitetet e hapura influencuese mund të jenë operacione informative që lidhen me propagandën, dezinformacionin dhe në përgjithësi me ndikimin e publikut në shtetet me interes.
Një rajon i pastabilizuar e në cikle krizash, në momente zhvillimesh specifike integruese u shkon për shtat synimeve të dëshiruara të shteteve kundërshtare. Aktorë gjeopolitikë kundërshtarë të proceseve integruese të rajonit, nëpërmjet aktiviteteve influencuese synojnë edhe amplifikimin e problematikave aktuale për ta paraqitur rajonin tonë si të padëshirueshëm për perëndimin, me kapacitete kërcënuese për stabilitetin evropian dhe njëkohësisht synojnë organizmat ndërkombëtarë si të dështuara në politikat përkundrejt rajonit. /Gazeta Shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A