LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me mot të ngrohtë

Shqipëria me mot të ngrohtë

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të bëjë që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm. Për pasojë kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat verilindore – juglindore duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave 29-30 gradë C në Ultësirën Perëndimore. Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë dhe gjatë natës.

Sipas “MeteoAlb”, edhe gjatë ditës së premte, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit. edhe në të mesditës, duke shkuar deri në 30 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që edhe deti të jetë kryesisht i qetë. /Telegrafi/