LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria miraton ligj për të nxitur bashkimin e fermerëve

Shqipëria miraton ligj për të nxitur bashkimin e fermerëve

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një ligj të përafruar me Bashkimin Evropian për ngritjen e kuadrit ligjor për bashkimin e fermerëve në kooperativa.

Sipas qeverisë, ky kuadër ligjor do të ndihmoj fermerët të rrisin praninë e tyre në treg dhe të përfitojnë nga grantet dhe kredit nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Në një njoftim në Facebook, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh se ligji për krijimin e Grupeve Vendore të Veprimit (GVV) krijon kuadrin ligjor për veprimin e bashkimeve të fermerëve, shoqërive bujqësore, blegtorale apo të peshkimit, shoqatave mjedisore, organizatave profesionale, njësitë e qeverisjes vendore, ofruesit e shërbimeve në komunitete, sipërmarrës, organizatat e grave e të rinjve dhe aktorë të tjerë lokalë që të ndërveprojnë për interesa të përbashkëta komunitare rurale.


“Nëpërmjet ligjit që miratuam, i japim GVV-ve, pra aktorëve dhe faktorëve të zonave rurale, fuqi vendimmarrëse, duke forcuar pjesëmarrjen në zhvillim dhe bashkëpunimin në nivel lokal, duke prodhuar sinergji mes aktorëve por duke e bashkëshoqëruar me instrumenta financiare në grant për zbatimin e strategjive lokale nëpërmjet qasjes LEADER që do të jetë pjesë e Programit IPARD 3 me një buxhet prej 5 milionë euro”, ka shtuat Krifca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori