Shqipëria ka marr fitore në përballje me Andorrën si mysafirë me rezultat 3-0.

Kjo ndeshje vlente për këndellje pas humbjes ndaj Turqisë në shtëpi dhe shkarkimit të trajnerit Christian Panucci.


Shqipëria e nisi mirë me disa raste që në fillim.

Fillimisht ka rrezikuar në fillim të ndeshjes Murto Uzuni, që qëlloi traversën.

Pas tij Grezda ka kërkuar penallti, por gjyqtari nuk e akordoi.

55563368 2069483759768217 713133925991448576 n

Goli erdhi në minutën e 21-të. Armando Sadiku ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Taulant Xhaka që i vetëm nga pesë metra nuk e qëllon portën.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë.

Pjesa e dytë nis më dobët me më pak raste dhe me lojë fizike nga të dyja anët.

55458168 363026217636449 2914414826807623680 n

U desh të pritej minuta e 87-të që të vinte goli i qetësisë.

Bekim Balaj me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës shënon për 2-0.

Në kohën shtesë ka arritur të shënojë edhe Abrashi për ta dërguar rezultatin në 3-0.

Shqipëria ka  tri pikë në grupin e saj pas dy ndeshjesh. /Telegrafi/

telegrafi sport app