Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e tretë dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Evropian ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë nën drejtimin e Sylvinjos dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në kampin bazë kuqezi në Kaiserau, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.


Nga FSHF bëjnë me dije se grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike. Edhe mbrojtësi Enea Mihaj u stërvit me grupin duke lënë pas lodhjen muskulore.

Screenshot 2024 06 23 194354

Vetëm sulmuesi kuqezi Mirlind Daku nuk do të jetë në dispozicion të Silvinjos për shkak të pezullimit nga Komisioni i UEFA-s me dy ndeshje.

Screenshot 2024 06 23 194348

Ndeshja e tretë e Grupit B të Euro 2024, Shqipëri-Spanjë do të luhet më datë 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena” duke nisur nga ora 21:00. /Telegrafi/ 

Screenshot 2024 06 23 194406

telegrafi sport app