Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në këtë kampanjë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 'Katari 2022'.

Kuqezinjtë janë në garë për tu kualifikuar në Botëror,  teksa në ndeshjen e shtatë të Grupit I do të përballen në udhëtim me Hungarinë.


Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë deri më tani, pas një fitore do të thotë shumë për të mbetur në garë për kualifikim.

241212753 4142468669185664 7211130132593684383 n

Në anën tjetër edhe hungarezët janë ende në garë dhe duan tri pikë, por ata nuk do ta kenë ndihmën e tifozëve të tyre.

Hungarezët u dënuan nga UEFA me dy ndeshje pa tifozë, shkaku i thirrjeve raciste ndaj Anglisë.

239903495 4142468649185666 5035198036946223493 n

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I, Hungaria ka grumbulluar 10 pikë, derisa Shqipëria është në vendin e dytë në tabelë me 12 pikë.

Në ndeshjen e parë në grup mes këtyre dy Kombëtareve, e zhvilluar në Elbasan Arena, Shqipëria fitoi me rezultat minimal 1-0 falë golit nga Armando Broja.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë zhvillohet në Puskas Arena me fillim nga ora 20:45, por pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app