Shqipëri 3-0 Çeki: Seferi dy gola, Asani vazhdon me perla - çfarë ndodhi minutë pas minute

- 12/10/2023 23:50-Postim i fuqishëm nga Jasir Asani pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Çekisë
- 12/10/2023 23:49-“Mora fjalë” – ‘himni’ i Shqipërisë në EURO 2024: Lojtarët e kënduar sërish së bashku me tifozët me shumë emocione
- 12/10/2023 23:48-Taulant Seferi pas dy golave: Jam shumë i lumtur, fitore fantastike para gjithë shqiptarëve
- 12/10/2023 23:47-Ramadani pas fitores ndaj Çekisë: Është natë e madhe për të gjithë
- 12/10/2023 22:50-Mbyllet ndeshja
- 12/10/2023 22:38
- 12/10/2023 22:30
- 12/10/2023 22:21-GOOOOOOL
- 12/10/2023 21:59-GOOOOOL
- 12/10/2023 21:52-Nis pjesa e dytë
- 12/10/2023 21:38-Mbyllet pjesa e parë
- 12/10/2023 21:27-Çekia mbetet me dhjetë veta në fushë
- 12/10/2023 21:05
- 12/10/2023 20:57-GOOOOL
- 12/10/2023 20:48
- 12/10/2023 20:46-1' Nis ndeshja
- 12/10/2023 20:45
- 12/10/2023 20:18-Atmosferë e zjarrtë para ndeshjes
- 12/10/2023 20:04-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Republikë Çeke: Kuqezinjtë kërkojnë fitore
- 12/10/2023 19:19-Shikuesit kanë filluar të futen në stadium
- 12/10/2023 18:15-Gati gjithçka në dhomat e zhveshjes
- 12/10/2023 18:09-Ndeshja Shqipëri-Çeki, Albin Kurti bashkë me Lulzim Jasharin nisen drejt Tiranës
- 12/10/2023 18:08-Armando Broja jashtë, Sylvinho ka 23 lojtarë në dispozicion
- 12/10/2023 17:53-“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania – Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki
- 12/10/2023 17:51-Statistikat e ndeshjeve të shkuara në grup, Çekia epërsi të lehtë ndaj Shqipërisë
- 12/10/2023 17:17-Njihet si “fytyra me shqiponjë”, tifozi me origjinë nga Struga pajiset me pasaportë shqiptare
- 12/10/2023 17:15-Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë – Sylvinho me tri ndryshime
- 12/10/2023 17:13-Gjimshiti: Kam ndjesi se do të fitojmë, është moment vendimtar
- 12/10/2023 17:11-Sylvinho flet për gjendjen e Brojës dhe lojtarëve të tjerë para ndeshjes me Çekinë
- 12/10/2023 17:08-Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë
Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.
12/10/2023 23:50-Postim i fuqishëm nga Jasir Asani pas fitores bindëse të Shqipërisë ndaj Çekisë
Jasir Asani ka bërë një postim fantastik në llogarinë e tij në Facebook, pas fitores 3-0 të Shqipërisë ndaj Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ylli shqiptar e hapi llogarinë e golave pas vetëm nëntë minutash, duke realizuar një gol ‘bombë’ nga distanca.
Asani ka shkruar në rrjetin social se po shkojnë në Berlin, pasi në Gjermani do të mbahet Kampionatin Evropian në vitin e ardhshëm – derisa u duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.
12/10/2023 23:49-“Mora fjalë” – ‘himni’ i Shqipërisë në EURO 2024: Lojtarët e kënduar sërish së bashku me tifozët me shumë emocione
Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në ndeshjen eliminatore për Euro 2024.
Jasir Asani shënoi golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi dy herë Taulant Seferi për fitoren e kuqezinjve.
Kjo fitore i afron kuqezinjtë me EURO 2024, ku në dy ndeshjet e mbetur mund t’i kryejë punë edhe një barazim.
Pas ndeshjes festa ishte e madhe dhe lojtarët kënduan sërish së bashku këngën” Mora fjalë”, që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari.
12/10/2023 23:48-Taulant Seferi pas dy golave: Jam shumë i lumtur, fitore fantastike para gjithë shqiptarëve
Taulant Seferi ka thënë se është shumë i lumtur që u rikthye te goli në fitoren e Shqipërisë ndaj Çekisë me rezultat 3-0.
Sulmuesi tha ndër të tjera që kjo ishte një fitore e madhe dhe se ndjehet i kënaqur që i gëzoi të gjithë shqiptarët.
“Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një fitore fantastike e mbi të gjitha para gjithë shqiptarëve, por edhe shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë. Jam shumë i lumtur edhe sepse gjeta golin pas shumë kohës me Kombëtaren”.
“Shumica nuk kanë besuar te unë, por falënderoj trajnerin për besimin dhe me ndihmë e zotit ia shpërbleva atij, familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve.
“Unë jam një njeri i thjesht, që i kam parë të gjitha komentet dhe kritikat, por përgjigja ime ishte në fushën e lojës dhe falënderoj zotin, trajnerin e familjen time”, ka thënë Seferi.
12/10/2023 23:47-Ramadani pas fitores ndaj Çekisë: Është natë e madhe për të gjithë
Pas ndeshjes Ylber Ramadani, u shpreh se kundërshtarët nuk kishin raste.
“Është natë e madhe për të gjithë dhe janë tre pikë shumë të rëndësishme, u futëm për të fituar dhe jo barazuar. Kur shënuam ata sulmuan sepse ishin të dytët në grup, por për ne është një mbrëmje e madhe. Përqafova babin dhe më tha se ka mbetur edhe një ndeshje”.
“Sot para ndeshjes fola me Ajetin dhe Gjimshitin, i thashë se unë luaja në Kosovë kur ju shkuat dhe shpresoj që edhe unë ta bëj ëndrrën realitet. Kur erdha në fillim në Shqipëri kisha vështirësi, luaja me Partizanin B për tre katër muaj, por nga aty mësova shumë”.
12/10/2023 22:50-Mbyllet ndeshja
Shqipëria mori fitore të madhe ndaj Çekisë me rezultat 3-0.
12/10/2023 22:38
90' Janë shtatë minuta lojë shtesë në Air Albania.
12/10/2023 22:30
83' Arbnor Muja shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
12/10/2023 22:21-GOOOOOOL
73' Shqipëria shton epërsinë ku Mirlind Daku asiston te Taulant Seferi i cili me portën e zbrazët shënon për 3-0.
12/10/2023 21:59-GOOOOOL
51' Shqipëria shton epërsinë, Taulant Seferi me gjuajtje të fuqishme brenda zone shënoi për 2-0.
12/10/2023 21:52-Nis pjesa e dytë
46' Ka filluar pjesa e dytë.
12/10/2023 21:38-Mbyllet pjesa e parë
12/10/2023 21:27-Çekia mbetet me dhjetë veta në fushë
39' Çekia shënon, por Mojmir Chytil kishte shtyrë topin me dorë drejt portës. Ai kishte karton të verdhë dhe mori edhe një tjetër për tu përjashtuar nga loja.
12/10/2023 21:05
18' Shqipëria afër golit të dytë, Cikalleshi bukur shmanget nga mbrojtësi, por Pavlenka mbron gjuajtjen e tij.
12/10/2023 20:57-GOOOOL
10' Shqipëria kalon në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Jasir Asani.
12/10/2023 20:48
1' Çekia e nis në sulm, por gjuajtja e Mojmir Chytil u prit nga Etrit Berisha.
12/10/2023 20:46-1' Nis ndeshja
12/10/2023 20:45
Intonohen himnet, gati të nisë ndeshja.
12/10/2023 20:18-Atmosferë e zjarrtë para ndeshjes
Tifozat kuqezi po dhurojnë spektakël në "Air Albania" para ndeshjes.
12/10/2023 20:04-Formacionet zyrtare, Shqipëri – Republikë Çeke: Kuqezinjtë kërkojnë fitore
Shqipëria luan në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Djelmoshat e trajnerit Sylvinho vijnë nga një seri prej tri fitoreve dhe një barazimi nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.
12/10/2023 19:19-Shikuesit kanë filluar të futen në stadium
Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë kanë filluar të futen në stadium për ndeshjen me Çekinë.
12/10/2023 18:15-Gati gjithçka në dhomat e zhveshjes
Shqipëria luajnë sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin E, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
12/10/2023 18:09-Ndeshja Shqipëri-Çeki, Albin Kurti bashkë me Lulzim Jasharin nisen drejt Tiranës
Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen shumë të rëndishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në “Air Albania”.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Kurti së bashku me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit.
12/10/2023 18:08-Armando Broja jashtë, Sylvinho ka 23 lojtarë në dispozicion
Sylvinjo nuk është detyruar që të sakrifikojë ndonjë lojtar duke e dërguar në tribunë për takimin e sotëm ndaj Çekisë, edhe pse lista fillestare e skuadrës ishte me 25 lojtarë.
Fillimisht nga grumbullimi u largua menjëherë Ardian Ismajli, i cili nuk ia doli të bëhej gati për duelin kundër Çekisë.
Ndërkaq, vetëm dje, trajneri bëri të qartë se as Armando Broja, pas një shqetësimi që kishte ndjerë në gju, nuk do të ishte i pranishëm në sfidën ndaj çekëve.
Kështu, lista e tij është kufizuar në 23 futbollistë, aq sa lejohet në protokollin e ndeshjes, duke bërë që trajneri të shmangë momentin kur duhet t’i komunikojë ndonjë futbollisti se do ta shohë takimin si spektator.
Kështu, janë përgatitur edhe fanellat, teksa dihen se cilët numra do të mbajnë lojtarët në sfidën e sotme:
LISTA
1 Etrit Berisha
2 Ivan Balliu
3 Mario Mitaj
4 Elseid Hysaj
5 Frederik Veseli
6 Berat Gjimshiti
7 Keidi Bare
8 Klaus Gjasula
9 Jasir Asani
10 Nedim Bajrami
11 Myrto Uzuni
12 Elhan Kastrati
13 Enea Mihaj
14 Qazim Laçi
15 Taulant Seferi
16 Sokol Çikalleshi
17 Ernest Muçi
18 Arlind Ajeti
19 Mirlind Daku
20 Ylber Ramadani
21 Kristjan Asllani
22 Arbnor Muja
23 Thomas Strakosha
12/10/2023 17:53-“Mora fjalë” në stadiumin Air Albania – Shkurte Fejza do të këndojë live sonte në ndeshjen Shqipëri-Çeki
Shqipëria synon ditën e sotme (e enjte) suksesin e radhës në grupin E të eliminatorëve të ‘Euro 2024’.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
E në këtë natë, veç kësaj do të ketë edhe një surprizë shumë të veçantë.
12/10/2023 17:51-Statistikat e ndeshjeve të shkuara në grup, Çekia epërsi të lehtë ndaj Shqipërisë
Shqipëria përballet sonte me Çekinë në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë kuqezinjtë me finalet e “Euro 2024”.
Në takimin e zhvilluar në Çeki, goli spektakolar i Nedim Bajramit siguroi një pikë për Shqipërinë.
12/10/2023 17:17-Njihet si “fytyra me shqiponjë”, tifozi me origjinë nga Struga pajiset me pasaportë shqiptare
Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur tashmë me pasaportë të Shqipërisë.
Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë ka shumë vite që zë vend në çdo medium shqiptar, por edhe botëror.
Imazhet e tifozit shqiptar në ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë që ai të jetë shumë i përfolur.
12/10/2023 17:15-Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Çekisë – Sylvinho me tri ndryshime
Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho do t’i bëjë disa ndryshime në formacion e Kuqezinjve ndaj Çekisë, për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Polonisë.
Kuqezinjtë luajnë sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin E, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Trajneri brazilian, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të madhe dhe tashmë e ka të qartë idenë se si do të luajë.
12/10/2023 17:13-Gjimshiti: Kam ndjesi se do të fitojmë, është moment vendimtar
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshit ka folur para ndeshjes me Republikën Çeke, duke thënë se duan që në këtë ndeshje të marrin fitore dhe të festojnë pas saj.
Mbrojtësi i Atalantas vijoi më tej duke thënë se ka një ndjesi të veçantë se do e fitojnë këtë takim, por gjithashtu theksoi se duhet të jenë me këmbë në tokë, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë.
Ai u pyet fillimisht se a është gati për momentin që e pret tash e tetë vite, për të luajtur në Kampionat Evropian me fanellën kuqezi.
12/10/2023 17:11-Sylvinho flet për gjendjen e Brojës dhe lojtarëve të tjerë para ndeshjes me Çekinë
Sylvinho ka folur para ndeshjes me Çekinë në konferencën për shtyp, ku ka dhënë detajet e fundit.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, preku tema të ndryshme gjatë fjalës së tij, duke nisur nga gjendja e lojtarëve, kundërshtari, rikthimi i Armando Brojës dhe objektivi për t’u kualifikuar në Euro 2024.
12/10/2023 17:08-Shqipëria luan sot ‘finalen’ e madhe ndaj Çekisë
Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e enjte) në shtëpi kundër Republikës Çeke në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.














































