Mediat i kanë bërë shumë jehonë paraqitjes së trupës kosovare së emergjencave që erdhi në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar. Në një formacion mirëfilli ushtarak, e gjithë kjo trupë me imazhin e kuruar pastër, shpërndau besim po edhe një sens të funksionimit të shtetit kosovar. Por, ndërsa njerëzit këtej e andej kufirit patën pak momente lirimi që të ndjenin vëllazërinë e vërtetë, ndjerë gjithnjë në ditë të tmerrit, politikanët kosovarë do ta konsideronin si akt i lartë i qeverisë së asaj kohe, kurse kundërshtarët e Ramës, si pasqyra ku trupa shqiptare e emergjencave shikonin dështimin e tyre katastrofik para kolegëve kosovarë. Pastaj vijoi parodia. Presidenti i Kosovës qëndronte me kryeministrin e Shqipërisë dhe anasjelltas, presidenti i Shqipërisë me kryeministrin e Kosovës. Asnjëherë bashkë. Kuptohet të dy çiftet ishin nga më të parëndësishmit në ato momente tmerri.
Sot, që tërmeti është harruar dhe të dy vendet tona i ka pllakosur gjendja e nderë e përbotshme prej koronavirusit dhe shkuarja deri në zgrip e mundësisë së përballimit të sistemit me shtretërit aktualë, një problem qëndron para dy vendeve tona: A do të munden Shqipëria e Kosova të kalojnë prag-krizën?!
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur se janë rreth 570 persona të shtrirë në spitale lokale dhe QKUK kurse në dispozicion janë vetëm 700 krevate!! Ndërkohë, edhe Shqipëria përballet me një situatë të rëndë (4800 pozitivë më 27 korrik), por jo sa Kosova që i ka kaluar të 7400 rastet, e që i ka detyruar zyrtarët të bëjnë apele të vazhdueshme që në jo pak raste po bien krejt në vesh të shurdhët, teksa numri i vdekjeve rritet gati në mënyrë konstante dhe duket se publiku pothuaj është bërë instinktivisht i ndërgjegjshëm për masat po kurrsesi ende i bindur që secili është përgjegjës për këtë situatë.
Duke marrë shkas nga apeli i dhimbshëm kosovar, por edhe gjendja aktuale e saj, Shqipëria ka mundësinë më të madhe që të tregojë një gjest, si me Italinë për të ofruar ndihmë, por edhe duke liruar facilitete të saj, afër kufirit me Kosovën. Jo se Shqipëria po e menaxhon më mirë, porse ndërkohë duket se pasojat e Covid-19 në Shqipëri po tregohen më të ngadalta. Janë pothuaj pesë muaj ballafaqim me pandeminë dhe zyrtarët e dy vendeve e kanë konfuzuar jo pak publikun me qasjen, por edhe me njerëzit realë, që kanë qenë të autorizuar për të folur.
Në pamundësi të parashikimit të drejtë për të ardhmen, të dy vendet tona, në këtë kohë egoizmi të frikshëm kanë mundësi të madhe të bashkëpunojnë, teksa Kosovën deri më tash e ndihmon dhe Jordania po jo Shqipëria. Ndërkohë që gati 15 mijë kosovarët që vinë për çdo fundjavë në Shqipëri duhet të bëhen të ndërgjegjshëm se duhet të ruhen, por edhe se duhet të na ruajnë të gjithëve. Po paguajmë shumë për mungesën e sensit qytetar, por mbi të gjitha për përballjen e sistemeve tona shëndetësore, ashtu si në të gjithë botën.
E, megjithatë, Shqipëria ka rastin më të mirë që të tregojë sesa e hapur është duke bashkëpunuar dhe duke i ardhur në ndihmë Kosovës. Në këtë rast është një ndihmë pa asnjë kusht. Teksa për Italianë bëmë një akt që do të mbahet mend gjatë dhe mu në mes të pandemisë, për Kosovën na duhet ta bëjmë tashmë, sepse është një pjesë jona e çmuar dhe kjo duhet pikërisht mu tani kur askush nuk e di më se çfarë do ndodhë. Mbase pa bujë, si me Italinë dhe jashtë mediave, por për të treguar se realisht jemi një dhe të pandarë. Të paktën serbët e bëjnë rregullisht dhe lirisht duke na sfiduar me veriun e Kosovës, ku për të ardhur keq qeveria kosovare nuk ka pothuaj as edhe një akses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje