LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria humb me diferencë minimale nga Polonia

Shqipëria humb me diferencë minimale nga Polonia
(Foto: FSHF)

Skuadra e Shqipërisë në konkurrencën e femrave nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Australi -Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin e ngushtë 2-1, në një sfidë që duhet konsideruar si mjaft pozitive.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e nisi takimin me këtë formacion: Rexhepi, Gjini, Maliqi, Tukaj, Curraj, Hamidi, Krasniqi, Franaj, Berisha, Maksuti, Doçi.

Përballja nisi shumë mirë për Shqipërinë e Grimës, që kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të të takimit me Qëndresa Krasniqin, e cila kalon një mbrojtëse kundërshtare nga e majta dhe e dërgon topin drejt e në rrjetë.


(Foto: FSHF)

Pavarësisht kontrollit të topit, polaket arrijnë të barazojnë rezultatin në minutën e 24-t, me Ewa Pajor. Pak minuta më vonë, polaket na ndëshkojnë sërish dhe shënojnë edhe golin e epërsisë sërish me Pajor.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e polakeve, teksa ky rezultat nuk ndryshon as në pjesën e dytë të takimit. Të dyja skuadrat zhvillojnë një lojë të barabartë, teksa Kombëtarja shqiptare krijon edhe raste.

Momenti më i rrezikshëm për vajzat kuqezi ishte në minutën e 82-të, kur fitojnë një goditje dënimi që ekzekutohet me Megi Doçin, e cila i shkon shumë pranë golit duke goditur shtyllën, por ishte pa fat.

(Foto: FSHF)

Në minutën e 83-të, Grima vendos të hedhë në fushë Endrina Elezaj në vend të Gresa Berishës, por asgjë nuk ndryshon, me Shqipërinë që mundet me rezultatin 2-1 nga Polonia e vendit të dytë në grupin F.

Pas pesë ditësh, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të këtyre kualifikueseve në udhëtim ndaj Norvegjisë.

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori