Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, gjatë vizitës zyrtare që i po bënë Tiranës u prit sot në Ministrinë e punëve të jashtme të Shqipërisë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Gjatë takimit, dy ministrat rikonfirmuan edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rritjen e angazhimeve të përbashkëta për forcimin bashkëpunimit mes dy vendeve, për integrimet euroatlantike dhe avancimin e gjitha çështjeve me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ministrja Edita Tahiri theksoi se vizioni euroatlantik për shtetin e Kosovës është një synim strategjik i Kosovës, dhe në këtë drejtim kemi bërë progres të madh do të thosha historik me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e bërë ardhmërinë evropiane të qartë dhe të sigurt. Ajo theksoi se Kosova po punon me intensitet për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB dhe rritjen e numrit të njohjeve dhe se partneriteti jonë strategjik me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në po i fuqizon këto procese.
Ministrja Tahiri tha se Kosova ka vlerësuar gjithnjë përkrahjen nga Shqipëria në të gjitha fazat e rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe ne angazhohemi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe fuqizimin e kombit shqiptar. Ajo po ashtu theksoi se të dyja vendet po dëshmojnë përkushtimin për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë në rajon, ku dialogu dhe bashkëpunimi janë bazë për këto procese.
Në veçanti ministrja Tahiri theksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arkitekturën e sigurisë dhe që Kosova ta bëjë ushtrinë e saj gjatë këtij viti si dhe përpjekjet për integrimin në NATO. Në vazhdim ajo potencoi se Kosova dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë të reformave të gjithanshme për forcimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik, ndërkohë që theksoi rëndësinë e bashkërendimit të agjendës reformatore dhe përkrahje më të madhe për shqiptarët etnik në rajon për të përmirësuar pozitën e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.
Ndërsa në anën tjetër, ministri Ditmir Bushati vlerësoi progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe siguroi se Shqipëria mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat si dhe këmbimin e përvojave në fushën e reformave.
Ai theksoi se lidhjet mes dy vendeve kanë për bazë orientimin euroatlantik dhe lidhjet kombëtare dhe këto synime do të punojmë që të avancohen edhe më shumë.
Në fund të takimit, të dy ministrat u pajtuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë si një proces që fuqizon të dyja vendet. Po ashtu u dakorduan që bashkërendimi për çështjet e interesit kombëtar të jetë i vazhdueshëm duke pasur një fokus zhvillimin dhe forcimin e dyja shteteve dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në rajon dhe në veçanti për shqiptarët e luginës të Preshevës.
Ministrja Tahiri në këtë takim ishte e shoqëruar nga Ramiz Lladrovci, ambasador i Kosovës në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe