LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë

Shqipëria nuk mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Europian. Vendi ynë vendosi këtë të hënë dëbimin e dy diplomatëve rusë. Ata janë Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Vendimin e bëri të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

“Ambasadorit rus iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, njoftoi dikasteri i kryesuar nga Ditmir Bushati.


Ky veprim i Shqipërisë është në sintoni me atë të një sërë vendesh të Aleancës së Atlantikut Verior, duke nisur nga Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomateve rusë, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera evropiane kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

Më herët gjatë së hënës ishte presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, që bëri të ditur se 14 shtete të BE-së kishin vendosur të dëbonin diplomatët rusë.

E para që nisi këtë aksion ishte Britania e Madhe, e cila në fillim të muajit dëboi 23 diplomatë rusë. Këto dëbime tashmë kolektive përbëjnë një dëshmi të rrallë solidariteti me Britaninë, që vjen në një kohë kur marrëdhëniet e saj me BE-në janë të tensionuara në lidhje me negociatat për “Brexit”-in.

Rusia, ndërkohë, ka bërë të ditur se do të reagojë në mënyrë proporcionale. Moska mohon të ketë pasur gisht në sulmin mbi Sergei Skripalin dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury të Anglisë jugore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në spital në gjendje kritike. /Top Chanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori