Kërkesa për shkurorëzim e sopranos Inva Mula është kthyer në një telenovelë, për të cilën seria tjetër është caktuar në vitin 2010-të.

Aida Shtino, prezantuesja e emisionit "Njerëz të Humbur" në TV Klan, është një tjetër emër, që shkaktoi habi për ndarjen nga bashkëshorti i saj. Si person që bashkonte familjet, Shtinos i ndodh të humbë bashkëshortin e vet.


Një tjetër emër i rëndësishëm i botës së televizionit është edhe Ketrin Gjoçaj, së cilës kohët e fundit i është dashur shpesh të shkojë në sallën e gjyqit përballë togave të zeza, duke kërkuar zgjidhje martese.

Por, në këtë bum ndarjesh nuk mungojnë as politikanët. Ndër më të përfolurit është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili këtë vit ka marrë vendimin t'i japë fund martesës më bashkëshorten e tij Enkelejda.

Një tjetër politikan, të cilit i është dashur shpesh të ngjitë shkallët e gjykatës së Tiranës është edhe Gaqo Apostoli, të cilit i është caktuar data më 27 janar për të vijuar seancën e radhës për shkurorëzim.

Por, ajo çfarë bie në sy në të gjitha kërkesat me objekt "zgjidhje martese" është fakti mospërcaktim i fajësisë. Pra, çiftet VIP kanë kërkuar divorcin, por duke fshehur shkaqet e vërteta, se pse kanë arritur deri në shkatërrimin e familjes. /Shekulli/Telegrafi/