Dhjetëra emigrantë shqiptarë do të kalojnë sot natën në Pikën Kufitare të Kapshticës të kufizuar nga rregulli i Greqisë për të kaluar vetëm 300 qytetarë në ditë nga ky kalim.
Emigrantët shprehen të indinjuar për kushtet ku ndodhen, pasi nuk kanë të paguajnë as hotel dhe duhet ta kalojnë natën mes të ftohtit të Kapshticës, dhe ankthit nëse nesër do të jetë radha e tyre për të kaluar apo jo, pasi shumica prej tyre u skadon dhe tamponi.
Njëra prej emigranteve është e sëmurë me tension dhe zemër, teksa ankohet dhe prej mushkonjat. Ajo zbulon se u është premtuar se nesër do të kalojnë në orën 6 të mëngjesit.
”Mua më ka shkuar tensioni 20- 107 i zemrës, jam e sëmurë. A do përballoj natën? Nuk e di. Na lanë gjithë natën këtu. Na çanë mushkonjat. S’dimë çfarë do bëjmë. Jemi në hall. Shumë i vështirë qëndrimi këtu, është ftohtë, të sëmurë jemi, në moshë. Me ç’lekë të shkojmë në hotel? Përse e bëmë aplikimin, se s’kishim lekë. Të tjerët që kishin e bënë. Nesër na skadon afati i tamponit, në drekë ora 11. Na thanë që në 6 do kaloni. Do kalojmë s’do kalojmë s’di gjë.”- tha emigrantja për ballkanweb.
Një tjetër emigrant shprehet se nuk dihet tashmë nëse do kalojnë apo jo nesër pasi në mëngjes u skadon dhe tamponi. Ai ankohet për kushtet e të ftohtit ku ndodhet, por nuk ka të paguajë hotelin. Për më tepër ai thekson se nuk ka shtet shqiptar prandaj Greqia vendos këto kushte.
”Ne vendosëm do qëndrojmë gjithë natën. I kaluam 14 orë. Do kalojmë, s’do kalojmë e di dogana greke. I bëmë prap aplikimet. Për tamponin nuk e dimë, nesër na skadon nëse quhet nga momenti i bërjes së testit. Do e kalojmë natën në autobus, si gjithë të tjerët. 10 minuta nuk rri dot këtu. Nata është e ftohtë, Bilishti është i ftohtë natën. Me Greqinë s’haemi dot se s’ka shtet.”- tha emigranti.
Një emigrante tjetër shqiptare thotë se prej 25 vitesh vijojnë radhët dhe ndalesat në këto dogana dhe emigrantët tashmë prej dekadash torturohen mes Shqipërisë dhe Greqisë.
”Nga e keqja do durojmë, siç kemi duruar 25 vite. Do presim nesër në mëngjes, na thanë në 6 do ikni se është autobusi i parë. është ftohtë këtu dhe do futemi brenda. As nuk do t’ia dijë njeri. Të gjithë autobusi janë këtu. ”- tha emigrantja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze