Shqipëri, punësimi u rrit me 3.3%
Punësimi në gjysmën e parë të vitit 2018 u rrit me 3.3 për qind, kundrejt gjysmës së parë të vitit 2017, ndërkohë që shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë e Financave, zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar edhe në tregun e punës.
Duke iu referuar Anketës së Forcave të Punës, rezulton se shkalla e papunësisë ka vijuar trendin e saj rënës që prej tremujorit të parë 2014, ku shënoi pikun prej 18 për qind, duke zbritur në 12.9 për qind në tremujorin e dytë 2018, për popullsinë e moshës 15-64 vjeç.
Në harkun kohor të një viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017 ku shkalla e papunësisë regjistronte nivelin 14.3 për qind, rezulton një reduktim prej 1.4 pikë përqindje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























