Policia rrugore ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore dhe vetëm gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 11 shoferë dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Ndërkohë, janë vendosur mbi 8 mijë gjoba dhe janë bllokuar 9 automjete.

Gjithashtu, janë vendosur 8102 masa administrative, kryesisht për shkelje që janë burim aksidenti.


Janë vendosur 203 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

Janë vendosur 469 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

468 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;

1158 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

Janë vendosur 80 masa administrative, për xhama të errësuar;

Janë vendosur 446 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë bllokuar 9 automjete.