LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, nis dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës

Shqipëri, nis dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës

19:20 Forcat e policisë nuk lejojnë afrimin e protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

19:15 Gjatë marshimit bie në sy solidariteti i përdoruesve të automjeteve me protestuesit.

19:10 Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndryshe nga ditët e mëparshme policia nuk po ndërhyn për t’i penguar, nuk ka as përdorim të gazit lotsjellës apo makinës për hedhje uji.


18:45 Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Thirrjet e tyre janë kundër qeverisë ndërsa deri tani nuk kanë kryer asnjë akt të dhunshëm.

18:30 – Situata deri tani paraqitet e qetë ndërkohë që vihet re sërish prania e të miturave në protestë.

18:26 – Një tjetër protestues tha se kërkesa për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ardhur për shkak se policia është përpjekur që të fshehë dhe manipulojë ngjarjen e vrasjes së Klodian Rashës.

18:23 – Një prej pjesëmarrësve të protestës Genc Sejko thotë se policia po përpiqet të mos i lejojë të grumbullohen në qendër të Tiranës. “Ardi Veliu të largohet dhe të nisë një reformë e thellë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Sejko.

18:15 – Nis grumbullimi i të rinjve ndërkohë policia përpiqet që t’i largoje nga sheshi “Skënderbej”.

Pritet të vijojë në ditën e saj të 5-të protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekej policore.

Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar online që  në mëngjes. Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë të stacionuara forca të shumta policore.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.

Gazetari Eni Ferhati që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori