Sevdije Berisha nga Peja më 17 nëntor të këtij viti gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj.
Por, Sevdije Berisha nuk është rasti i vetëm e dhunës në familje, e cila ka pësuar me fatalitet. Janë edhe pesë viktima tjera të vdekura si pasojë e dhunës në familje.
Në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës nga janari deri në fillim të dhjetorit të vitit që shkoi janë evidentuar rreth 1,196 raste të dhunës në familje.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se në vitin 2017 kanë evidentuar më shumë raste të dhunës në familje krahasuar me vitin e kaluar.
“Ka të evidentuara raste më shumë të dhunës në familje krahasuar me periudhën e njëjtë dhe nëse i referohemi shifrave që ne i posedojmë të rasteve të evidentuara në Policinë e Kosovës mund të themi se nga janari deri në fillim të dhjetorit të këtij viti janë evidentuar diku rreth 1,196 raste të dhunës në familje, ndërsa prej këtyre rasteve janë të proceduara në Prokurori 1,134 raste dhe një numër i tyre diku prej 56 rasteve janë ende nën hetime”, tha ai.
Sipas tij në rritjen e rasteve të raportuara për dhunë në familje ka ndikuar sensibilizimi i qytetarëve mbi raportimin e rasteve.
Aktivistja e Rrjetit të Grupit të Grave në Kosovë, Adelina Berisha tha se dhuna në familjet kosovare është mjaft e shprehur, por ajo shqetësues e sheh faktin që statistikat nuk e tregojnë tërësisht realitetin.
“Statistikat tregojnë që dhuna në familje është mjaftë e shprehur në shoqërinë kosovare dhe në format më të ashpra të mundshme. Dy muajt e fundit i kemi pasur dy vrasje si pasojë e dhunë në familje. Kështu që këto statistika dhe i tërë realiteti neve na shqetëson shumë. Ende më shqetësues është fakti që statistikat nuk e tregojnë tërësisht realitetin në fakt ne besojmë që numri i viktimave dhe i personave që përjetojnë dhunë në familje është edhe më i madh se ky që është paraqitur tek institucionet”, tha ajo.
Sipas një hulumtimit të bërë nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës në vitin 2015 del se 68 përqind të viktimave të dhunës në familje janë gratë, ndërsa 56 për qind e burrave kanë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje.
“Përqindje më e lartë janë gratë dhe vajzat që janë deklaruar se kanë qenë viktima të dhunës në familje, pra ku e përbëjnë 68 për qind të rasteve janë gra dhe vajza dhe 56 për qind janë burra dhe djem që janë deklaruar se kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Të dyja këto shifra janë mjaftë të larta si për burra ashtu edhe për gratë. Prandaj ne duhet ta kuptojmë që dhuna në familje është një problem shumë i rëndësishëm që e prek gjithë shoqërinë veçanërisht gratë dhe vajzat dhe duhet që ta luftojmë dhe ta ndalojmë këtë fenomen”, tha ajo.
Sociologu, Ferdi Kamberi ka thënë se faktorët kryesor që po ndikojnë në numrin e madh të dhunës në familje janë mungesa e komunikimit të mirëfilltë në mes bashkëshortëve, papunësia, varfëria, toleromi i dhunës dhe mungesa e zbatimit të legjislacionit.
Po ashtu, sipas Kamberit faktorë tjetër që çon deri tek dhuna në familje është ndikimi i mediave të cilat në njërën ose tjetrën mënyrë mund të ndikojnë që përmes stereotipave mediale, sidomos kur gruan e paraqesin me një gjuhë denigruese e cila pastaj mund jetë një imazh ndaj shfaqjes së dhunës në familje.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës në pesë vitet e fundit ka pasur luhatje të numrit të rasteve të raportuara për dhunë në familje, ku për vitin 2016 janë raportuar gjithsej 1225 raste, në vitin 2015 janë raportuar komplet 1038 raste, në vitin 2014 janë raportuar gjithsej 1179 raste, dhe në vitin 2013 janë raportuar 1087 raste./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri