Spartak Ngjela
Borxhi grek gjerman dhe borxhi grek shqiptar ndaj çamëve, Çamërisë dhe pronave të shqiptarëve çame dhe jo çame – a do jetë kjo politikë e koordinuar shqiptaro- amerikano-gjermane, me presion kundrejt Greqisë ?
A do të jetë politika shqiptare e denjë dhe serioze për aleancën shqiptaro – amerikane në Ballkan?
Unë mendoj se po.
Por, ka edhe një pyetje më specifike: është politika shqiptare partnere e besueshme në këtë lloj politike ? Kjo do të varet nga qartësia e kryeministrit aktual shqiptar.
Dy paraardhësit e tij Nano dhe Berisha kanë qenë krejt të pabesueshëm nga politika amerikane për këtë lloj politike, se nuk kanë qenë fare për interesin shqiptar, sidomos Sali Berisha.
Aktualisht politika shqiptare është tamam në kohë, ajo duhet të tregojë më në fund forcën për të goditur racizmin antishqiptar në Greqi, kundër gjuhës shqipe; për gjenocidin e provuar kundër çamëve dhe për uzurpimin e mbi 100 hektarë tokë pronë e shqiptarëve autoktone në Çamëri dhe me gjerë. Por, duhet të vijojë pa zigzage edhe luftën e nisur kundër korrupsionit aktual shqiptar.
Kjo kohë, në Perëndim, është koha e madhe e të drejtave të njeriut. Ai kryeministër shqiptar që nuk ka kurajë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve, nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve. Janë katër shtete ballkanike ku janë shkelur dhe vazhdojnë të shkelen të drejtat e shqiptarëve. Por, ka dhe dy shtete shqiptarë në Ballkan që janë aleatë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot jemi në afirmimin historik të botës shqiptare në Ballkan, në një kohë që shqiptarët, si komunitet kompakt ballkanik, janë bërë sot domosdoshmëri e politikës amerikane në Ballkan. Shqiptarët sot janë populli më proamerikan dhe më progjerman në Ballkanin Perëndimor. Pikërisht këtu ka filluar dhe duhet të zhvillohet racionalisht politika e re shqiptare, në funksion të interesit shqiptar në Ballkan.
Rreziku rus në Ballkan ka vetëm një solucion racional: aleancën shqiptaro-amerikane. Kjo aleancë ndërkohë duket në rrugë të mbarë, edhe pse kundër saj janë ngritur hapur elitat e korruptuara shqiptare. Por ky në fakt ka qenë defekti i madh historik i shoqërisë shqiptare: elitat e korruptuara që kanë shitur interesin shqiptar për interesin e tyre korruptiv.
Kjo kohë antishqiptare po përfundon. Politika amerikane, përderisa ka përkrahës 95 për qind të shqiptarëve, duhet të hapë letrat për të gjithë korrupsionin shqiptar: kudo ku janë individët e korruptuar: në Gjykatën Kushtetuese, apo në Parlament. Dhe kryeministri aktual shqiptar duhet të jetë ndërkohë një aleat serioz i politikës amerikane.
Me krimin nuk mund të ketë tolerancë. Korrupsioni shqiptar është krim shqiptar kundër popullit, por dhe një krim ndërkombëtar. Dhe ky krim, shpresën e ka varur sot, të Gjykata Kushtetuese dhe të politika shoviniste e fqinjëve. Po forca amerikane në Shqipëri ?
Ja këtë po presin të shohin me shpresë dhe plot ankth shqiptarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Gjesti vazhdon ngacmimet ndaj Vserlos, kësaj radhe ia fut kokën në thes

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës