Shpresa vdes e fundit per Liverpoolin

The Reds nuk e filluan shumë mirë ndeshjen, pasi nuk arritën të imponojnë lojën e tyre.
Kjo u tregua në minutën e 31-të, kur Christian Benteke realizoi për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan drastikisht. Me të filluar pjesa e dytë (47’) ishte Coutinho ai që asistoi për Jordan Henderson, i cili shënoi për 1-1.
Liverpooli intensifikoi përpjekjet në vazhdim të takimit dhe pas një penaltie të akorduar ishte kapiteni Steven Gerrard ai që u tregua i sakt për 2-1 dhe epërsinë e mysafirëve.
Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe sfida përfundoi me rezultat 2-1.
Me fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit Liverpooli ka 48 pikë në vendin e shtatë, tre pikë më pak se Evertoni në vendin e gjashtë dhe shtatë pikë më pak se Chelsea në vendin e katërt, tetë javë pa përfunduar kampionati anglez.
/Telegrafi/






















































