Shprehitë që ndihmojnë në shëndetin e traktit tretës

Shëndeti i aparatit tretës është thelbësor për mirëqenien njerëzore dhe kujdesi për të do t’jua ndryshojë jetën.
Humbja e peshës së tepërt, lëkura e pastër, sistemi nervor i shëndetshëm janë disa nga përfitimet më të mëdha.
Fillimisht, duhet të dini se cilat janë disa nga pasojat që vijnë nga problemet shëndetësore të aparatit tretës:
Obeziteti
Ankthi
Depresioni
Aknet
Inflamacioni kronik
Sistemi imunitar i dobët
Sëmundjet kardiovaskulare
AgroWeb ju prezanton me shtatë shprehi që duhet t’ia kultivoni vetes e t’i ktheni në rutinë, për të përfituar çdo të mirë e për të parandaluar apo trajtuar problemet e lartpërmendura.
Përtypuni
Përtypja e ngadaltë ju ndihmon për një tretje më të mirë, ju ndihmon të hani më pak e të ngopeni më shpejt, frutat dhe perimet shijojnë më shumë, do të hani me kafshata më të vogla.
Relaksohuni
Ekziston një bosht që lidh shëndetin e aparatit tretës me shëndetin e trurit, do të thotë se marrëdhënia është e ndërsjellë. Hani shëndetshëm dhe reduktoni stresin që të dyja këto sisteme të ndikojnë në mirëqenien e njëra-tjetrës.
Lëvizni
Aktiviteti fizik ka një ndikim direkt mbi mikrobiomës e zorrëve dhe kjo është edhe më thelbësore se vetë dieta e shëndetshme. Nëse nuk gjeni kohë për t’u stërvitur, ecni sa më shumë!
Praktikoni agjërimin me ndërprerje
Duke praktikuar rregullin 16:8 (16 orë agjërim dhe 8 orë ushqim) e ndihmon aparatin tretës të rikuperohet. Duke shtuar diversitetin e baktereve të mira në mikrobiomë, e cila përmirëson shëndetin mendor, peshën dhe lëkurën.
Flini gjumë
Mos flini një javë rresht vetëm 6 orë! Gjumi është gjëja më e mirë që mund të bëni që trupi juaj (dhe aparati tretës) të shërohet dhe të marri veten nga të gjitha dëmtimet që ka marrë gjatë ditës. Mos e neglizhoni, pasi ai është çelësi i jetëgjatësisë.
Hidratohuni
Pini ujë, por jo vetëm pasi konsumi i ushqimeve dehidratuese mund t’ju çojë të gjithë mundin dëm. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji si frutat dhe perimet.
Zgjidhni dietën e duhur për trupin tuaj
Kur vjen puna tek tretja ajo që funksionon për dikë, nuk funksionon për dikë tjetër. Njihni më mirë trupin tuaj në mënyrë që t’i plotësoni nevojat që ka. Konsumi i prebiotikëve, probiotikëve dhe ushqimet e fermentuara janë çelësi i një aparati tretës të shëndetshëm.
Praktikojini këto zakone dhe jini të vetëdijshëm se si ushqimet e ndryshme ndikojnë mbi trupin tuaj. Kur të kuptoni se diçka nuk funksionon për ju, nuk është nevoja që të vazhdoni ta konsumoni.
Konsumoni më shumë nga ushqimet që ju japin gjallëri!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin