Një aeroplan është detyruar që të aterrojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend ka djegur njërin nga motorët e avionit - pasi ka hyrë aty.


Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar. /Klan Kosova/