Shpëtohet vajza që ra në kthetrat e luaneshës (Video)

Në një kopsht zoologjik në Kinë, një vajzë e vogël ka hyrë në një vend të rrethuar ku jetojnë familja e luanëve.
Vogëlushja është sulmuar nga një luaneshë, e cila e ka kafshuar dhe i ka vënë putrat sipër.
Në videon e regjistruar shihen disa meshkuj që e qëllojnë kafshën me shkopinj, ndërsa një tjetër e ngre fëmijën në anën tjetër.
Shikoni përpjekjen dëshpëruese, ku luanesha nuk e lëshon prenë, ndërsa vajza është e pafuqishme të largohet.
Nuk dihet se çfarë lëndime ka marrë vajza, e cila u shpëtua nga kafsha e egër. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































