Shpëtohet peshkatari mbi gomë traktori, që valët e kishin larguar nga bregu (Foto)

Turistët që po lundronin me barkë nëpër brigjet e Afrikës së Jugut, kanë hasur në diçka shumë të pazakontë.
Në mes të detit të hapur, është gjetur një burrë i ulur mbi gomën e brendshme të traktorit, që zinte peshq me grep të improvizuar, transmeton Telegrafi.
Fletëzat që i ka pasur në këmbë, kanë bërë që ai të hyjë me lehtësi të thellësi të detit, por më pas ka pasur probleme që të kthehet.
Nuk dihet për sa kohë ka ndenjura ai në ujë, ndërsa bregun më të afërt e kishte mbi dy kilometra.
“Pasi që nuk e zumë asnjë peshk, po e konsiderojmë këtë si kapjen e ditës”, ka shkruar me mahi Grant Campbell në Facebook, përbri fotografive të plasuara. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































