Psikologët sigurojnë se biberoni është një “mik” i rëndësishëm për fëmijën tuaj, sepse përmes thithjes çlirohen endorfina të cilat janë “hormone” që krijojnë siguri përmes euforisë
Ndjesitë si këto mund të ndihmojnë beben të kalojë ditët e vështira me dhembje barku e të flejë më mirë gjatë natës.
Biberoni (mema) mund të shërbejë edhe një qëllim tjetër. Në diskutime me nënat e tjera do të shikoni që koha që i duhet fëmijës të përmbushë instinktin e ushqyerjes me gji mund të ndryshojë nga një bebe në tjetrën.
Gjidhënia jo ushqyese, siç quhet gjidhënia që tejkalon kohën e ushqimit, këshillon Babylino, është një fenomen i zakonshëm dhe çon në thithjen e gishtit apo të biberonit, transmeton Telegrafi.
Dhe këtu lind pyetja…thithja e gishtit apo biberoni? Pjesa më e madhe e fëmijëve do të ndalojnë thithjen e gishtit apo biberonit përpara moshës 4 vjeçare. Por ka disa fëmijë që do ta kenë të vështirë ta lënë këtë zakon. Meqë ju nuk mund ta dini cilës kategori do t’i përkasë fëmija yt, shumica e mjekëve do t’ju rekomandojnë përdorimin e biberonit për dy arsye kryesore…ndërprerja do të jetë më e lehtë edhe nëse përdorimi do të vijojë për një periudhë më të gjatë nga ajo e pritshmja, do të ketë më pak dëmtime të shkaktuara tek dhëmbët.
Ekziston gjithmonë mundësia që zgjedhja të mos jetë e juaja! Bebja juaj mund të tregojë karakter të fortë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të mësuar përdorimin e biberonit, ai do të preferojë thithjen e gishtit.
Kur dhe si t’ia “heqësh” biberonin?
Siç edhe folëm më lart nëse thithja vijon edhe pas moshës 4 vjeçare, kjo mund të shkaktojë deformime të dhëmbëve dhe të nofullës. Nëse bebja e ndërpret këtë zakon herët, deformimet e mundshme mund të rregullohen. Në anën tjetër ka rrezik që të bëhet i përhershëm, i vështirë, i dhimbshëm dhe i shtrenjtë për t’u trajtuar në disa raste.
Biberoni!
Pjesa e vështirë në shumë raste është heqja e biberonit. Udhëzimet janë të thjeshta për t’i ndjekur. Thjesht merrni vendimin që ky është momenti i duhur dhe hidheni në kosh! Fëmija do të qajë dhe do të ketë nerva, do të fajësojë këdo dhe asgjë nuk do të zëvendësojë biberonin e tij të dashur. Kjo do të zgjasë për disa ditë.
Duhet të jeni të duruar, edhe nëse e shikon fëmijën të vuajë, çka shumica e prindërve nuk mund ta durojnë, mos iu dorëzoni tundimit, as edhe për një herë, pasi përpara se ta marrësh vesh ti zakoni i vjetër është rikthyer.
Mund të sajoni një histori për arsyet pse nuk mund të përdorë më biberonin, siç është zana e mirë që kujdeset për të gjithë fëmijët, shikon kush është rritur e sa fëmijë i mirë është bërë dhe e mori biberonin për t’ua dhënë fëmijëve më të vegjël.
Sigurohu që ta zëvendësosh atë me diçka tjetër veçanërisht kur shkon për të fjetur, rreth një muaj para se ta hiqni biberonin, me diçka tjetër që fëmija juaj do të zgjedhë vetë (psh një lodër, një batanije) për të ndihmuar veçanërisht në kohën e gjumit përderisa është pjesa më e rëndësishme e ditës.
MOS E KUJTO për biberonin! Thjesht sillu sikur biberoni nuk ka ekzistuar kurrë.
Gishti!
Nëse mendoni që është e vështirë të hiqni biberonin, pyesni prindër tjerë që kanë fëmijë që thithin gishtin. Ndalimi i thithjes së gishtit është proces shumë më i vështirë përderisa nuk mund të “presim” gishtin e fëmijës.
Është e rëndësishme të përdorni teknikën e duhur. Nuk duhet të jeni strikt me të dhe të krijoni mendime fajtore. Përqasja jote duhet të jetë të debatoni dhe jo të gjykoni. Praktikat e vjetra si lidhja e dorës, piperi apo dhe dorezat nuk rekomandohen, përderisa nuk janë gjithmonë të suksesshme dhe mund të krijojnë ndjesi të këqija dhe fajtore.
Së pari duhet të fokusoheni gjatë ditës dhe pastaj gjatë natës. Luaj me të dhe bëje gjithë procesin një lojë shpërblyese. Bëni një tabelë të ndarë në ditë, ku do të vendosni stikera bashkë me të dhe nëse numri i stikerave do të jetë ai që keni rënë dakord në fund të javës do t’i ofroni një çmim të madh. Në të njëtën kohë ju duhet ta shikoni kur fle dhe të përpiqeni t’i hiqni gishtin nga goja pa i prishur gjumin.
Durim dhe fat!
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Cilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Çfarë duan meshkujt në shtrat?
Si të afroni ose shtyni datën e ciklit menstrual!
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët