Site icon Telegrafi

Shpëtimi sekret i bankës Credit Suisse trondit financat botërore

Ditë më parë një konference shtypi e thirrur me nxitim do të bëhej kryetemë, derisa elita politike e Zvicrës fshehurazi po përgatiste një lëvizje që do ta trondiste botën.

Ndërsa, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) deklaroi publikisht se Credit Suisse ishte e “në këmbët e veta”, pas dyerve të mbyllura gara po vazhdonte për të shpëtuar bankën e dytë më të madhe të vendit.

Zinxhiri i ngjarjeve, çoi në ofrimin e 260 miliardë franga zvicerane [262 miliardë euro] nga fondi shtetëror gjë që do të përmbyste financat botërore: favorizimin e aksionerëve të bankës në dëm të investitorëve, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, duke i bërë mbajtësit e obligacioneve të zbutin “goditjen” ndaj investitorëve të aksioneve nga huadhënësit e lidhur me UBS-Credit Suisse, pra duke rritur kostot e tyre të huamarrjes si një kërcënim për ekonominë botërore.

Credit Suisse për muaj të tërë po luftonte me një krizë besimi që kishte krijuar vetë. Brenda pak ditësh u vulos vdekja e saj.

Klientët kishin tërhequr tashmë 100 miliardë euro nga banka me bazë në Cyrih, në tre muajt e fundit të vitit 2022.

Lexo po ashtu Zvicra jep mbi 260 miliardë euro për ta shpëtuar bankën Credit Suisse – vlera e ofruar është sa një e treta e Prodhimit të Brendshëm të vendit

Komentet e guvernatorit të Bankës Kombëtare të Arabisë Saudite, Ammar Al Khudairy, i cili tha se nuk mund të investonte më tej në bankën zvicerane, aksionet e Credit Suisse pësuan rënie të madhe.

Ministrja zvicerane e Financave, Karin Keller-Sutter, një ish-përkthyese dhe mësuese vetëm disa muaj në këtë pozitë, tha në një konferencë për medie se ishte pajtuar për mbështetje shtesë për Credit Suisse, por ishte mbajtur sekret nga frika e panikut të njerëzve.

Ajo tha se ishte në kontakt të ngushtë me sekretaren amerikane të Thesarit, Janet Yellen dhe atë britanik Jeremy Hunt. Të dy vendet kanë filiale të mëdha të Credit Suisse që punësojnë mijëra punëtotorë.

Rregullatorët evropianë ishin veçanërisht të shqetësuar se zviceranët mund të impononin humbje mbi zotëruesit e obligacioneve – një hap radikal që ata e morën, pasi kostot u rritën për taksapaguesit për ta shpëtuar këtë bankë.

Investitorët sauditë, me afërsisht 10 për qind të aksioneve në bankë, ushtronin presion mbi zviceranët, duke paralajmëruar se ata mund të ndërmarrin veprime ligjore nëse nuk rikuperojnë disa nga investimet e tyre fatkeqe.

Në fund, zviceranët u pajtuan, duke zgjedhur të “fshijnë” 16 miliardë euro obligacione, duke kompensuar aksionarët me 3 miliardë euro dhe duke e kthyer një parim kyç të financimit të bankës. /Telegrafi/

Exit mobile version