LAJMI I FUNDIT:

Shpëtim Duro e ofron dorëheqjen dhe kryesia e Dritës ia pranon atë: Nuk u arrit objektivi i vetëm që patëm

Shpëtim Duro e ofron dorëheqjen dhe kryesia e Dritës ia pranon atë: Nuk u arrit objektivi i vetëm që patëm

Drita është eliminuar nga Digitalb Kupa e Kosovës në çerekfinale.

Kampioni në fuqi i Kosovës është eliminuar nga Vëllaznimi duke pësuar humbje 1-0.

Gjilanasit e kishin objektiv të vetëm Kupën e Kosovës dhe në momentin që u eliminuan, trajneri i ardhur Shpëtim Duro ka ofruar dorëheqjen.


Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i klubit gjilanas, Valon Zymberi.

Drejtuesit e Dritës, Valon Zymberi, Fetih Murseli dhe Fisnik Kërçeli

“Drita ka pasur objektivin e vetëm Kupën e Kosovës dhe ky objektiv ka qenë edhe i profesor Shpëtim Duros”.

“Pas eliminimit nga Kupa e Kosovës, profesori e ka ofruar dorëheqjen pasi më nuk kishte objektiva me klubin”.

“Pas konsultimit të bordit me kryetarin kemi rënë dakord që ta pranojmë dorëheqjen e Duros”, ka thënë Zymberi për Telegrafin.

Dy palët janë ndarë me marrëveshje, duke lënë mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Jemi ndarë me marrëveshje me profesor Duron, por duke lënë mundësinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ai ka qenë shumë profesionist dhe korrekt me ne ashtu si edhe ne që jemi treguar korrekt me të”, u shpreh Zymberi.

Ardian Nuhiu (D), do ta marrë drejtimin e Dritës pas largimit të Duros.

Vendin e Duros do ta marrë ndihmësi i tij Ardian Nuhiu.

“Kemi vendosur që pozitën e trajnerit ta marrë ndihmësi i deritashëm i Duros, Ardian Nuhiu”, tha Zymberi.

Ndryshe Drita përveç eliminimit nga Kupa e Kosovës, ka mbetur edhe mbrapa në luftën për titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Kalo në kategori