LAJMI I FUNDIT:

Shpetim Alaj – afaristi shqiptar që mbikëqyrë procesin doganor të mbi 3500 kompanive gjermane

Shpetim Alaj – afaristi shqiptar që mbikëqyrë procesin doganor të mbi 3500 kompanive gjermane

Rruga e suksesit për afaristin e mirënjohur, Shpëtim Alaj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani, nuk ka qenë e lehtë, përkundrazi ka patur shumë vështirësi dhe sfida. Por më punë dhe angazhim të vazhdueshëm, tani ai është një afarist i suksesshëm dhe i cili dallohet jo vetëm si një shqiptarë i suksesshëm në diasporë, por edhe për kontributin dhe angazhimin e tij në aktivitetet kulturore dhe humanitare.

Shpëtim Alaj i lindur në Drenoc të Deçanit, është CEO dhe pronar i kompanisë “Zoll & Speditions Service” në Eisenach, me filiale edhe në qytetin e Erfurtit, Nordhausenit dhe Aachenit.

Për punën e tij të suksesshme në Gjermani, ai është shpallur “Afarist i vitit” në 2015 nga Bundesverband der Mittelstëndiges Ëirtschaft, kurse në vitin 2016 është zgjedhur Ambasador i Integrimit në qytetin ku jeton, dhe po fitues i çmimit prestigjioz “Unternehmen mit Kultur“ (2019), në mesin e 6000 afaristëve, e po ashtu edhe shumë çmime tjera.


Për të gjitha këto, Alaj në një intervistë për Telegrafin tha se “me punë dhe disiplinë fanatike arritëm të fitojmë besimin e mbi 3500 kompanive gjermane, për të cilat mbikëqyrim rregullsinë e proceseve doganore.. Tregu gjerman është shumë i hapur për afaristët e huaj, gjermanët janë shumë pragmatik dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilin, i cili u sjellë në një apo mënyre tjetër dobi”.

Kurse sa i përket porosisë së tij për të rinjtë që synojnë rrugën e suksesit, ai tha se pavarësisht nga vjen rinia jonë, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina apo Mali i Zi, duhen ta kenë një gjë parasysh, se guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet.

“Në vende të huaja, je gjysmë njeri. Pasuria është e pavlerë pa dashuri, respekt dhe dinjitet. Bukuria e kurbetit është bukuri që vret”, tha mes tjerash Alaj në intervistë për Telegrafin

Duhet përmendur se afaristi i njohur Shpetim Alaj, është i vetmi shqiptar që bart titullin President i klubit të Bundesligës në Hendboll, në Gjermani.

Na flisni për momentet e rëndësishme duke filluar nga vështirësitë, sfidat dhe rruga e krijimit të biznesit tuaj në Gjermani?

Shpetim Alaj: Padyshim se krijimi i një biznesi ka shumë vështirësi dhe sfida, sidomos në një vend të huaj siç është Gjermania. Kemi filluar nga zeroja, por tani jemi të specializuar për çështje doganore dhe ekonomi e jashtme. E theksoj fillimisht se kam lindur në Drenoc të Deçanit, jam  i martuar dhe kam dy fëmijë. Tani jam edhe gjyshi i një nipi dhe një mbese. Në fund të viteve të 80-ta kam qenë kryetar i rinisë në Deçan dhe për shkak të aktivitetit tim politik u suspendova dy herë nga puna dhe u detyrova ta marr rrugën e kurbetit.

Kush është Shpetim Alaj, dhe na tregoni pak për rrugën e suksesit tuaj në biznes?

Shpetim Alaj: Në vitin 1992 u detyrova së bashku me bashkëshorten ime te emigroj në Gjermani dhe të kërkojmë azil politik. Në vitet e para u detyrova te punoj si zdrukthëtarë, një punë dhe profesion shumë interesant, ku mësova shumë. Në vitin 1997 fillova shkollën profesionale për Shpedicion të cilën e përfundova me sukses ne vitin 2000. Pastaj fillova punën në një Agjenci Doganore, ku punova si udhëheqës i filialin në Eisenach për dy vite. Në vitin 2002 vendosa të hapë biznesin tim dhe të bëhem i pavarur. Kështu fillova me kompaninë time Zoll & Speditions Service në Eisenach. Jemi të specializuar për çështje doganore dhe ekonomi e jashtme. Pastaj në vitin 2004 hapa filialin e dytë në qytetin e Erfurtit, kurse në vitin 2006 hapa filialin e tretë ne qytetin e Nordhausenit. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 i kreva studimet ne fakultetin e Ekonomisë në Erfurt me predikat “Sehr Gut“ sukses të shkëlqyer. Në vitin 2010 kam hapur filialin e katërt në qytetin e Aachenit. Mund të them se të gjitha filialet kanë pasur suksese të pandërprerë.

Sa ka qenë i vështirë depërtimi i biznesit tuaj në tregun gjerman, duke pasë parasysh konkurrencën?

Shpetim Alaj: Varësisht nga profesioni dhe sfera ku bëhet biznes janë edhe vështirësitë të ndryshme.  Në rastin tim është karakteristikë se është një profesion shume sensibil ku nevojitet besueshmëri absolute për shkak të informacioneve të rëndësishme dhe të klasifikuara. Prandaj nuk është edhe aq e lehtë të fitohet besimi i tyre në këtë segment të ekonomisë, e sidomos si një i huaj me emër jo gjerman. Kështu, ne me punë dhe disiplinë fanatike arritëm të fitojmë besimin e mbi 3500 kompanive gjermane, për të cilat mbikëqyrim rregullsinë e proceseve Doganore. Tregu gjerman është shumë i hapur për afaristët e huaj, gjermanët janë shumë pragmatik dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilin, i cili u sjellë në një apo mënyre tjetër dobi.

 Përveç punës suaj të suksesshme në biznes, ju jeni shumë aktiv edhe në shoqatat humanitare të shqiptarëve në diasporë dhe klube sportive. Na tregoni pak më shumë për këto aktivitete?

Shpetim Alaj: Në vitin 2003 jam zgjedhur në kryesin e klubit të Hendbollit Eisenach, në ligen e parë (Bundesligen) Gjermane përgjegjës për financa deri në vitin 2010. Në vitin 2011 deri ne vitin 2016 zgjidhem si anëtarë i kryesisë së Golfklubit në Eisenach, përgjegjës për marketing. Në vitin 2018, kthehem prapë në klubin e Hendbollit dhe zgjidhem president i klubit. Tani jam në mandatin e dytë. Duhet cekur se në klubet e Bundesligës në Handboll në Gjermani deri më tani, nuk ka pasur ndonjë të huaj si President. Përveç në klubet sportive jam shume i angazhuar edhe ne projekte të ndryshme të komunitetit, manifestime kulturore dhe humanitare në Republikën tonë. Kam qenë 4 vite si këshilltar për politikën komunale, për jetën sociale, shëndetësore, dhe kulturore në qytetin e Eisenachut, jam një ndër sponsorizuesit dhe organizatorët e shumë projekteve kulturore, programeve shkollore dhe manifestimeve të ndryshme.

Për punën tuaj, jeni shpërblyer me shumë çmime e mirënjohje, e po ashtu jeni shpallur edhe Ambasador i Integrimit Qytetar. Çka do të thotë kjo për ju?

Shpetim Alaj: Qyteti dhe rrethina ku unë jetoj, në vitin 2016, më ka shpallur si Ambasador i Integrimit, si një ndër shembujt më të mirë të integrimit dhe angazhimit qytetarë. Me këtë rast është shtypur një postkarte/kartolinë me foton time dhe me një thënie/slogan timin. Detyra ime është që t’ua shpjegoj si gjermanëve, por edhe imigrantëve të të gjitha nacionaliteteve, se si funksionon integrimi, dhe se çka duhet secila palë të bëje, që ne të funksionojmë si shoqëri demokratike dhe në harmoni. Kjo ka pakë të bëjë me integrimet evropiane. Në vitin 2015 për punën dhe angazhimin tim u nderova me çmimin “Afaristi i vitit 2015”, nga BVMË ( Bundesverband der Mittelstëndiges Ëirtschaft) dhe çmimin ma ka dhuruar Presidenti i Landit, z. Thüringen Kristian Carius. Në vitin 2019 më është ndarë çmimi prestigjioz „Unternehmen mit Kultur“ , në mesin e 6000 afaristëve të tjerë, ku çmimin ma ka dhuruar ministri i Drejtësisë dhe Integrimeve. Në vitin 2020 nderohem me çmimin kryesor të qytetit Eisenach për angazhim qytetarë. E gjithë kjo më bën krenar dhe ka domethënie shume të madhe për mua dhe familjen time.

Telegrafi: Si e arsyetoni hezitimin e diasporës për të investuar në trojet shqiptare, dhe sipas jush, cila është atmosfera që duhet krijuar diasporës liderët politik shqiptarë, në mënyrë që ajo të ndihet e sigurt për të investuar në vendin e origjinës?

Shpetim Alaj: Ka shumë faktorë pse diaspora ende heziton të investoj në Kosovë, edhe pse ka raste kur janë bërë investime nga jashtë. Parakushti kryesorë për investime, janë përveç sigurisë personale funksionimi i shtetit ligjor, siguria e kapitalit dhe politikat fiskale të një shteti. Të gjithë këta faktorë, nuk kanë qenë edhe aq të favorshëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Kështu është krijuar përshtypja se nëse nuk je pjesëtarë i një partie apo një grupacioni të caktuar e ke vështirë të depërtosh. Këtë fakt duhet medoemos ta ndryshojmë, nëse dëshirojmë ti bindim dhe tërheqim investime serioze në Kosovë.

Cila është porosia juaj për të rinjtë që synojnë rrugën e suksesit?

Shpetim Alaj: Ne si popull kemi një rini të shëndosh dhe shumë krenare. Kohëve të fundit ka tendenca të forta dhe dramatike për ta lëshuar atdheun, dhe për të mërguar në vende të huaja. Humbja e shpresës është tragjedia më e madhe kombëtare e mundshme. Kjo dukuri duhet medoemos të ndalet. Pavarësisht nga vjen rinia jonë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina apo Mali i Zi, duhen ta kenë një gjë parasysh, guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet. Në vende të huaja, je gjysmë njeri. Pasuria është e pavlerë pa dashuri, respekt dhe dinjitet. Bukuria e gurbetit është bukuri që vret.

Shkollohuni, punoni angazhohuni aty ku jeni dhe ndryshojeni rrjedhën e jetës për ju familjet tuaja dhe gjithë shoqërinë, mos lejoni të bëheni vegël e gjysmanalfabetëve politik. Merreni fatin në dorën tuaj. Ndërsa, për rinin e cila veç ndodhet në gurbet i apeloj që të respektojnë rregullat dhe kulturën e atij shteti dhe populli ku janë. Të integrohen, të jenë të zellshëm dhe të angazhohen për komunitetin pa pyetur se a kanë ndonjë përfitim personal. Të integrohen, por kurrsesi të asimilohen. Të janë krenar me prejardhjen e tyre, dhe të jenë të ndershëm, sepse secili është ambasador i popullit aty ku është. Shumë me rëndësi është edukimi dhe shkollimi. Shkolla të hapë dyer e dritare të panumërta dhe suksesi është i garantuar. Duajeni dhe respektoni familjen, dhe mos e harroni kurrë atdheun./Telegrafi/Lumturije Bekaj/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori