LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në Shkodër, shtatë persona të plagosur

Shpërthim në Shkodër, shtatë persona të plagosur

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës, në afërsi të tregut.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur 7 persona, 6 prej të cilëve ishin kalimtarë të rastit. Policia sqaron se shënjestra e këtij atentati ishte Lulzim Kulla, 42 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda dhe pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, u dërgua urgjent me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur në një motor që ishte parkuar midis dyqanit dhe makinës së objektivit dhe shpërthimi ka ndodhur i telekomanduar, raporton TCH.


Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit, në afërsi të tregut.

Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori