Një person është lënduar sot herët në mëngjes në qendër të Athinës, pasi që një shpërthim shkaktoi një zjarr të madh që dëmtoi një ndërtesë.

Raportohet se burri 78-vjeç është në gjendje të rëndë, pasi pësoi djegie në duar dhe këmbë, transmeton Telegrafi.


Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në ora 6:45 në objektin që aktualisht po rinovohet, është ndjerë në disa lagje të kryeqytetit grek.

E policia ka bllokuar trafikun që lidh këtë zonë, kurse shkaku i shpërthimi mbetet i panjohur, dhe se autoritetet kanë filluar hetimet për të përcaktuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

“Akoma nuk e dimë se çfarë e shkaktoi, si rezultat i zjarrit është dëmtuar ndërtesa”, tha një zyrtar i ekipeve të zjarrfikësve. /Telegrafi/