LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese

Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese

Një ndërtesë banimi trekatëshe në Hagë u shemb pjesërisht sot pas një shpërthimi, thanë zjarrfikësit holandez, ndërsa po kërkojnë për viktima të mundshme nën rrënoja.

“Shërbimet e urgjencës po kërkojnë njerëz dhe po luftojnë me zjarrin”, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit, shkruan skynews.

Ekipet e shpëtimit nuk e dinë ende sesa njerëz mund të jenë nën rrënoja dhe as çfarë e shkaktoi shpërthimin në ndërtesën që ndodhet jo shumë larg qendrës.


Mediumi lokal, Regio15 raportuan se disa persona tashmë ishin shpëtuar, ndërsa zjarrfikësit thanë se katër të plagosur ishin dërguar në spitale.

Për shkak të resë së madhe të tymit, qytetarët në pallatet përreth janë ftuar të mbyllin dritaret dhe dyert dhe të mbyllin ventilimin.

Kryebashkiaku Jan van Zaanen erdhi në vendin e ngjarjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit, raportuan mediat lokale. Disa kate të ndërtesës duket se janë shkatërruar.

Pamjet e para të transmetuara nga transmetuesi publik NOS tregojnë dhjetëra zjarrfikës që luftojnë me flakët dhe thyejnë dyert për të hyrë në ndërtesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori