Shpërthen zjarri në qendër të qytetit të Strugës

Zjarri ka përfshirë më shumë se pesë shtëpi në qendër të qytetit të Strugës, prapa hotelit të njohur ''Beograd'', tramseton Telegrafi Maqedoni.
Nuk ka të dhëna për ndonjë person të lënduar nga zjarri, e as për shkakqet e shpërthimit të zjarrit. Zjarrfikësve të Strugës u kanë dalë në ndihmë edhe ata të Ohrit.
Bëhet fjalë për shtëpi, tek të cilët vështirë arrihet me automjete, ndërkaq sipas dëshmitarëve okular, zjarri vazhdon të përhapet, pra ekziston mundësia që të përfshihen nga flakët edhe shtëpi tjera./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































