Një vullkan ka shpërthyer në ishullin italian Stromboli,  ku ka mbetur i vdekur  një person.

Siç njofton BBC, përcjell Telegrafi, viktima është një mashkull i cili u godit nga një gur në rënie, po ashtu raportohet edhe për një person tjetër të lënduar.


"Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Ishte një zhurmë e madhe", tha Michela Favorito,  deklaroi një dëshmitare e cila punon në një hotel në ishull.

Zjarrfikësit po merren me shpërthimet e shkaktuara nga vullkani.

Vullkani i Strombolit është një nga më aktivët në planet dhe ka qenë në një gjendje pothuajse konstante të shpërthimit që nga viti 1932. /Telegrafi/

107735773 b6d17ae9 360a 46ad babb 896ea35ad8f2

107736748 47897bdb 2b43 4ca4 894d a2ac4356e555