Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e sotëm ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do mbahen nesër.
Ky material zgjedhor do dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por nga depoja kryesore e KQZ-së u transportuan me kamionë të cilët ishin nën përcjelljen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se ky material i ndjeshëm zgjedhore nesër në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet nëpër qendrat e votimit në të gjitha komunat.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas planifikimeve dhe planit operacional ka filluar shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Ky material siç po shihet po shpërndahet nën përcjellën e Policisë së Kosovës dhe i njëjti do të dërgohet në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës. Ndërkaq, nesër në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet për në qendrat e votimit në mënyrë që në orën shtatë të mëngjesit të mund të fillojë procesi i votimit”, tha Elezi.
Elezi tha se edhe kësaj radhe KQZ e ka ndjekur praktikën e shtypjes së fletëvotimeve në shifër më të vogël se sa numri i përgjithshëm i votuesve.
Sipas tij, përkundër që janë 10 për qind më pak fletëvotime asnjë votues nuk do mbetet pa votuar pasi kanë edhe fletëvotime rezervë.
“KQZ, duke u mbështetur edhe nga praktikat e mëhershme zgjedhore, edhe kësaj radhe ka shtypur më pak fletëvotime se sa është numri i përgjithshëm i votuesve, janë vendvotime 1 milion 794 mijë e 862 qytetar me të drejtë vote ndërkaq, numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime, apo 117 mijë e 662 fletëvotime më pak që shprehur në përqindje i bie rreth 10 përqind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve. Ky është një vendim i menduar mirë nga ana e KQZ-së. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën dhe asnjëherë nuk është paraqitur mungesa e fletëvotimeve në vendvotime. Deri tek ky vendim i KQZ-së është ardhur pasi është analizuar pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjeve gjatë proceseve tjera zgjedhore, pjesëmarrje e cila shkon deri në 45 përqind, në raste të caktuar deri 50 përqind. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse ka edhe fletëvotime rezervë dhe natyrisht askush nuk do mbete pa votuar”, theksoi ai.
Nesër më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do të dalin para kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, e rrjedhimisht edhe qeverinë e ardhshme. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion 794 mijë e 862 qytetarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Temperaturat shënojnë rritje – ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

LSDM: Mickoski të përgjigjet nëse Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar keqpërdorim detyre nga Izet Mexhiti dhe kabineti i tij

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë