LAJMI I FUNDIT:

Shpëlajini flokët nga kripa dhe klori pas larjes në det dhe mbrojini nga dielli

Shpëlajini flokët nga kripa dhe klori pas larjes në det dhe mbrojini nga dielli
dreamstime

Përveçse të dëmshme për lëkurën, rrezet UV dëmtojnë edhe flokët

Mbroni flokët tuaj me një kapele, shall ose produkt për kujdesin e flokëve që mbron nga rrezet UV.

Dielli, kripa dhe klori janë një kombinim i mrekullueshëm për një pushim të shumëpritur, por jo për flokët tuaj.


Uji i detit, pishina dhe rrezet e forta UV thajnë dhe dëmtojnë flokët tuaj dhe nëse keni flokë të ngjyrosura, ato mund të ndryshojnë ngjyrën. Prandaj duhet t’u kushtoni pak më shumë vëmendje flokëve gjatë pushimeve verore, në mënyrë që të mos i ndieni pasojat mbi to më pas, transmeton Telegrafi.

Përveçse janë të dëmshme për lëkurën, rrezet UV dëmtojnë edhe flokët. Mbroni flokët tuaj me një kapele, shall ose produkt për kujdesin e flokëve që mbron nga rrezet UV.

Përpara se të futeni në ujë, mund të spërkatni flokët me vaj flokësh ose regjenerator. Në këtë mënyrë do të mbrohen nga tharja dhe pasi të keni dalë nga uji i kripur ose i klorur, shpëlajeni me ujë të pastër.

Shmangni ujin shumë të nxehtë kur lani flokët, megjithëse shpesh është më i rehatshëm për dush. Uji i nxehtë dëmton flokët, por edhe lëkurën, ndaj përdoreni sa më pak. Lani flokët me një shampo të mirë, e cila do të largojë kripën, klorin dhe produktet e akumuluara nga flokët tuaj, por mos harroni të hidratoni me një maskë flokësh të blerë në dyqan ose në shtëpi.

dreamstime

Kur flokët janë të lagur, mos i krihni sepse thyhen shumë lehtë. Shkëputeni butësisht me gishta ose, nëse është e nevojshme, përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë. Thani flokët me tharëse në temperaturë të ulët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Thjeshtësi që magjeps: Stiloni sipas shijes tuaj një pulovër me një shall të hollë

Thjeshtësi që magjeps: Stiloni sipas shijes tuaj një pulovër me një shall të hollë

Keshilla Modë
Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes

Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes

Kalo në kategori