LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia enorme e Ferrari 812 Superfast (Video)

Shpejtësia enorme e Ferrari 812 Superfast (Video)

Prodhuesi italian Ferrari, e ka lansuar videon zyrtare që e shfaqë modelin e ri 812 Superfast.

Siç e tregon edhe emri, kjo makinë arrin shpejtësi shumë të lartë, por që nuk tregohet se sa është maksimalja, apo periudhën për të cilët e ngre shpejtësinë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, vetura me grill gjigant, linja shumë të rrumbullakuara dhe kënde të thepisura, ka një pamje unike dhe shumë të bukur.


Në filmimin e postuar më poshtë, shihet teksa zë kthesat me lehtësi, ndalon në vend dhe niset shpejtë, si dhe kalon edhe nëpër terrene të vështira.

Madje, zhurma që mund ta dëgjoni është origjinalja dhe është një tingull që tregon për fuqinë e 812 Superfast.

Mbetet të pritet për lajmet e reja që do t’i japë Ferrari, lidhur me këtë model që nuk dihet se kur lansohet. /Telegrafi/