Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Endri Mustafës, 17 maj 2021 në Shkodër, është arrestuar ditën e sotme në Turqi.
Kapja e 31-vjeçarit shqiptar u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Jehona”, si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar Licit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021 vrau me plumb në gojë Endri Mustafën.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë. /Telegrafi/