LAJMI I FUNDIT:

Shpallet thirrja e tretë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shpallet thirrja e tretë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Thirrja e tretë publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është shpallur dhe do të jetë e hapur deri më 20 maj, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu në konferencën e sotme për shtyp.

Për këtë thirrje publike, siç njoftojnë nga ministria e Vetëqeverisjes Lokale, nga Instrumenti IPA i Bashkimit Evropian në dispozicion janë 2 milion e dyzet mijë euro për projekte për të dy vendet, ndërsa mjetet financiare për bashkë-financim në shumë prej 15 për qind për projektet të zbatuara  në vendin tonë, do t’i sigurojë ministria e Vetëqeverisjes Lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Projektet duhet të ndikojnë në nxitjen e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore, ruajtjen e mjedisit jetësorë, promovimin e përshtatjes dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe parandalimin dhe menaxhimin me rreziqe.


Në këtë thirrje publike mund të aplikojnë komunat, organizatat qytetare, shkollat, universitetet, shoqatat e biznesit dhe subjekte tjera jofitimprurëse në bashkëpunim me partnerë nga vendi fqinj, në rastin konkret me Republikës së Kosovës.

“I inkurajoj të gjithë të interesuarit të paraqiten dhe të shfrytëzojnë mundësinë të bëjnë diçka më tepër për veten e tyre, për komunën, për rajonin ndërkufitar dhe për shtetin. Projektet për bashkëpunim ndërkufitar janë mundësi e shkëlqyeshme të punojmë bashkërisht në zgjidhjen e çështjeve rajonale, të shkëmbejmë informacione, të njihemi më mirë dhe të vendosim lidhje bashkëpunimi të cilat mund të zgjerohen edhe në fusha tjera. Qëllimi ynë është që në periudhën e dytë programore, të arrijmë shkallë të lartë të realizueshmërisë në mbi 90% të mjeteve financiare që janë në dispozicion nga Bashkimi Evropian, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.

Programi për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës 2014-2020 filloi të implementohet në janar të vitit 2016 ndërsa në disponim ka buxhet total prej 8.4 milion euro për projekte të përbashkëta.

Deri tani, përmes këtij programi, janë financuar 9 projekte me vlerë prej 2.5 milionë euro për përfituesit e granteve nga të dy anët e kufirit. Projektet tash më janë janë në fazën e zbatimit.

Të gjitha informatat e nevojshme për thirrjen publike janë mund t’i shihni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori