LAJMI I FUNDIT:

Shpallen zgjedhjet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorive Themelore

Shpallen zgjedhjet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorive Themelore

Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 186-të me radhë.

Ky takim ka filluar me shqyrtimin e dy draftrregulloreve. Anëtaret e KPK-së, pas shqyrtimit, kanë miratuar Rregulloren për vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe Rregulloren për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Po në këtë takim, nga KPK-ja është marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorive themelore të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës dhe Gjilanit. Pas vendimit për shpalljen e zgjedhjeve është themeluar Komisioni Zgjedhor, i cili do të udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori