Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ka përfunduar vlerësimin e projekteve për grante nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, dhe listat finale të përfituesve janë bërë publike në faqen e kësaj agjencie si dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
Listat finale vijnë pas vlerësimit preliminar, kontrollit të parë në terren dhe pas shqyrtimit të ankesave. Listat finale përfshijnë përfituesit nga katër masa; Masa 101: Investimi në astet fizike në ekonomitë bujqësore, që përfshinë prodhimtarinë primare; Masa 103: Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; Masa 302: Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve dhe Masa e Ujitjes së tokave bujqësore. Numri total i përfituesve nga grantet e MBPZHR-së është 389 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Investimet totale në këto projekte mbi 31 milionë e 600 mijë euro, prej të cilave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural investime janë mbi 19 milionë e 300 mijë euro, ndërkaq mbi 12 milionë euro janë investime nga vet fermat dhe kompanitë përpunuese.
Nga indikatorët e përgatitur, bazuar në projektet e fermave, do të hapen 1449 vende të reja pune direkte dhe të rregullta. Nga impakti i këtyre investimeve dhe vendeve të rregullta të punës, do të hapen edhe rreth 1000 vende pune indirekte në sektorë që ndërlidhen me bujqësinë.
Në total, numri i vendeve të reja të punës, të rregullta dhe indirekte shkon në rreth 2500. Listat finale përfshijnë sektorë të ndryshëm.
Më poshtë është lista e sektorëve, përfituesit dhe shuma e investime publike nëpër secilin:
Sektori për pemë drufrutore, 42 përfitues – investimi nga MBPZHR – 2,344, 918.00
Sektori për pemë manore, 29 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,369, 558.28
Sektori për Serra dhe depo për ruajtje të perimeve, 65 përfitues – investimi nga MBPZHR – 3,275, 340.85
Sektori Trashja e viçave, 27 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,469,504.64
Sektori Rritja e brojlerëve, 16 përfitues – investime nga MBPZHR – 841,681.23
Sektori Prodhimi i qumështit nga lopët, 43 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,808,347.38
Sektori Prodhimi i qumështit nga delet dhe dhitë, 16 përfitues – investimi nga MBPZHR – 736,215.85
Sektori i rrushit, 26 përfitues – investimi nga MBPZHR – 350,681.80
Sektori i vezëve, 5 përfitues – investimi nga MBPZHR – 295,511.85
Përpunimi i qumështit, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,005,739.90
Përpunimi i mishit, 9 përfitues – investimi nga MBPZHR – 1,604,928.00
Përpunimi i pemëve dhe perimeve, 13 përfitues – investimi nga MBPZHR – 2,244,316.10
Prodhimi i verës, 4 përfitues – investimi nga MBPZHR – 386,675.00
Ujitja e tokave bujqësore 2015, 6 përfitues – investimi nga MBPZHR – 644,648.80
Bletaria, prodhimi/përpunimi dhe marketingu i mjaltit, 53 përfitues – investimi nga MBPZHR – 447,415.15
Grumbullimi dhe përpunimi i prodhimeve jodrusore të malit dhe marketingu i tyre, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR – 117,096.20
Përpunimi i prodhimeve bujqësore (të kultivuara) dhe marketingu i tyre, 10 përfitues – investimi nga MBPZHR – 180,010.16 Zhvillimi i aktiviteteve artizanale dhe marketingu i tyre, 4 përfitues – investimi nga MBPZHR – 57,428.80. Zhvillimi i turizmit rural dhe turizmit në fermë, 7 përfitues – investimi nga MBPZHR – 142,960.61
Një pjesë e këtyre projekteve tashmë kanë nisur të implementohen dhe MBPZHR-ja synon që me këto investime të rritet dukshëm prodhimi vendor në këto sektorë.
MBPZHR-ja ka në synim që të rrisë për vitin e ardhshëm buxhetin për investime në projekte zhvillimore në bujqësi. Përveç këtyre investimeve në grante, MBPZHR është duke e implementuar edhe Programin për Pagesa Direkte, apo subvencione, ku buxheti i planifikuar për mbështetje të fermerëve është 23 milionë euro.
Pothuajse gjysma e pagesave tashmë janë realizuar, duke përfshirë, pagesat për grurë, misër, pemishte ekzistuese, dhe janë në procedurë ato për perime në fushë të hapur, vreshta dhe blegtori. Në total investimet e MBPZHR-së këtë vit arrijnë në 43 milionë euro.
Listat janë publike në këto faqe: https://azhb.rks-gov.net/index.php/sq-AL/
http://mbpzhr-ks.net/sq/listat-e-perfituesve-2015–2014–2013 /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare