Të qenit në showbiz është një ndër “kushtet” kryesore që duhet të përmbushë do personazh i njohur vitet e fundit. Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes, për të qenë në treg dhe i kërkuar është për secilin prej tyre domosdoshmëri artistike.

Shumë prej personazheve të njohur të skenës shqiptare shfrytëzojnë ?do moment e ?do mënyrë për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve, të tjerë mendojnë se në showbiz mund të jesh nëse punon fort dhe një pjesë tjetër zgjedhin të jetë të tërhequr pa dashur të bëhen pjesë e skandaleve, skupeve apo gjithfarëlloj mënyrash për të qenë “on top list”.


zaimina vasjari

Zaimina Vasjari është bërë pjesë e botës së spektakleve shumë e vogël. Ishte vetëm një adoleshente 15-vje?are në vitin 2002, kur fitoi titullin Miss Shqipëria (madje atë ditë që mori kurorën festoi edhe 15-vjetorin e lindjes) dhe pas atij momenti, lufta për të qenë në treg do të bëhej e ashpër. Miss-i ishte një trampolinë për të kaluar më vonë te muzika, por kjo e fundit ka qenë gjithmonë pasion dhe asnjëherë profesion për Zaiminën.

Në kohën kur u bë pjesë e botës së spektaklit, Zaimina ishte një vajzë e re, ende e pamësuar me botën e ashpër të showbiz-it. Dalëngadalë, ajo filloi të kuptonte se duhet të bënte një zgjedhje tjetër për të mos u harruar dhe për të qenë pjesë e televizionit “Kam qenë shumë e vogël dhe as vetë nuk e dija cilën rrugë po zgjidhja. Në atë moshë mund të bëhen shumë gabime. Pjesa e spektakleve, në të vërtetë nuk ka qenë një dëshirë shumë e madhe. Në Miss, u gjenda natyrshëm. Më kërkuan, pranova dhe pastaj më hynë në qejf…",  tregon ish Missi për “Rudina”.

Pas Miss-it, dëshira më e madhe ishte të merrej me televizion, moderim apo proograme të ndryshme televizive, por shumë shpejt kuptoi se bota e televizionit ishte botë bërrylash, ndaj vendosi të qëndronte te kënga për të mos u harruar “Muzika ka qenë gjithmonë pasion, jo profesioni i mi, ishte një mënyrë që të qëndroja në treg dhe në atë kohë më ndihmoi…”, tregon Zaimina duke shtuar se, megjithatë, nuk ka hequr dorë përfundimisht: “Po, merrem me muzikë, por jam larguar nga koncertet. Nuk po merrem shumë, sepse nuk e ndjej veten më në muzikë, më ka lodhur shumë.

Prej kohësh, ajo është e fokusuar te biznesi i saj, ndaj edhe është tërhequr nga koncertet dhe nga angazhimi intensiv me muzikën. Por është tërhequr gjithashtu edhe nga showbiz-i, të cilin e ka provuar kur ishte ende shumë e re, madje duke përjetuar edhe strese pa fund e situata aspak të këndshme. Duke kujtuar kohën kur u shpall Miss, por edhe shumë vite më vonë, Zai thotë se showbiz-i është një luftë e ashpër “Në showbiz ka një xhelozi shumë të madhe. Unë isha në një moshë shumë të vogël, kam pasur edhe situata që nuk i kam përjetuar mirë, isha adoleshente dhe nuk po përjetoja një adoleshencë si të gjitha moshataret e mia. Plus kësaj, kishte edhe bërryla të tipit “mos e merr këtë”, “s’ka pse aktivizohet ajo”,” ka të tjera plot…” etj.

Tani që këngëtarja po merret vetëm me biznesin e saj, po kalon një periudhë qetësie, megjithatë thotë se ka di?ka në dorë. Ndoshta gjatë këtij viti, do të prezantojë edhe një klip të ri për t’ia shtuar repertorit të saj muzikor.