LAJMI I FUNDIT:

Shorti i LK-së: Fituesit dhe humbësit

Shorti i LK-së: Fituesit dhe humbësit

Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur të enjten (29 gusht), nxori disa sfida mjaft të nxehta të cilat të gjithë mezi i presim. Por kush duhet të jetë i kënaqur me shortin dhe kush jo? Lexoni rishikimin e realizuar nga Goal.

Fituesit

Chelsea

Skuadrat nën drejtimin e Jose Mourinhos ia dalin të kualifikohen nga grupet me një mund minimal dhe nuk pritet të ketë dallim as këtë herë, me Chelsean që është caktuar në grupin E. Nuk asgjë për t’u frikësuar për kampionët e vitit 2012, pasi ata shmangën një short të vështirë. Schalke është një skuadër e thyeshme dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë me vetëm një yll në skuadër, Julian Draxler. Baseli më nuk i ka shtyllat shqiptare si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ndërsa është dobësuar edhe më shumë këtë verë. Ndërsa Steaua krejt çfarë mund të synojë është pozita e tretë që kualifikon në Europa League.


PSG

Pasi është caktuar në grupin C me Benfican si rivalin më të fuqishëm, Paris Saint-Germain shihet si favoriti për të kryesuar grupin. Ata kanë një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar dhe nuk pritet ta kenë problem të mposhtin skuadrën portugeze. Olimpiakos ka humbur lojtarin më të mirë, Djamel Abdoun, te Nottingham Fores, që tregon se në çfarë niveli është klubi grek. Anderlecht, skuadra e katërt e grupit, ka disa lojtarë premtues, por që nuk pritet të luftojë për të kryesuar grupin. Kjo do të thotë se Laurent Blanc nuk mund të kishte kërkuar një short më të mirë, dhe PSG pa probleme duhet të kalojë në fazën e 1/8-tës së finales.

Klubet portugeze

Porto është pajtuar humbjen e James Rodriguez dhe Joao Moutinho dhe vazhdon të duket e fuqishme. Atletico Madrid mund të jetë rivali më i madh për të fituar grupin G, pasi Zenit dhe Austria Vienna nuk kanë kualitet t’i shqetësojnë ata. Por, nëse portugezët e kalojnë grupin, dhe me Benfica që po ashtu parashihet të arrijë në 16-shen e fundit, Portugalia mund të fitojë pikë dhe të shtojë koeficientin kombëtar, aq sa të kalojë edhe Serie A. Milan, Juventus dhe Napoli, shijuan një short të vështirë, dhe me Italinë që është vetëm pesë pikë mbi Portugalinë, befasia mund të ndodhë.

Humbësit

Arsenali

Është folur shumë në ditët para shortit se si Arsenali nuk meritoi të jetë në shportën e parë, pasi ka dështuar të arrijë në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve në vitet e fundit. Andaj, fakti se Topçinjtë bëjnë pjesë në “Grupin e Vdekjes” mund të shihet si “drejtësia ra në vend”. Finalistët e vitit të kaluar pritet ta fitojnë grupin F, por vendi i dytë pritet të jetë një garë e ngjeshur në mes të Arsenalit, klubit të përforcuar këtë verë, Napolit, dhe Marseille, një ekip që ka po ashtu ka impresionuar në afatin kalimtar. Andaj, sfida e vërtetë për trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, është të kalojë fazën e grupeve të garës evropiane.

Manchester United

Manchester United po thuajse gjithmonë ka pasur grupe të lehta dhe ka qenë favorite për të kryesuar grupin, pavarësisht dështimit dy sezone më parë (kur përfundoi i treti prapa Benfica dhe Basel). Por këtë sezon, David Moyes duhet të jetë i shqetësuar për nivelin e rivalëve. Shakhtar Donetsk ka dëshmuar kualitetin sezonet e fundit, kur arriti në 1/8tën dhe çerekfinale, dhe përfaqëson një rival të vështirë në udhëtim. Leverkusen, si të gjitha skuadrat gjermane, janë rivalë të paparashikueshëm, dhe do të jetë një test tjetër për Unitedin e ri të Moyes. As ekipi tjetër i grupit Real Sociadad nuk është për t’u harruar Spanjollët përfunduan të katërt sezonin e kaluar në ligën më të fortë në Evropë, La Liga, dhe me rezultat bindës eliminuan Olympique Lyonin në play-off.

UEFA

Është “trend” që tifozët të klubeve të caktuara të kritikojnë organizatat udhëheqëse si UEFA dhe FIFA, edhe kur nuk ka asgjë për t’u ankuar. Megjithatë, kritikat e reja ndaj UEFA-së rreth shortit të fazës së grupeve, janë plotësisht të justifikuara, pasi ajo ishte një shfaqje komike. Legjenda e Celtic, Billy McNeill, u zgjodh të ndihmojë shortin, por dështoi të hapë të tetë kapsulat që përmbanin ekipet e vazos së parë. Më lehtë nuk e pati edhe Figo, duart e të cilit nuk dridhen ende. Veç kësaj, edhe sistemi i renditjes së klubeve, i kritikuar shumë së fundi, i ka dhënë një notë tjetër të dobët organit më të lartë drejtues të futbollit evropian.

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori