Klubet si Rubin Kazan, Club Brugge, AZ Alkmaar dhe Udinese, mbushën gjashtë pozitat e mbetura të papërcaktuara prej më herët në mesin e 32 skuadrave të cilat do të garojnë në rundin e ardhshëm.

Skuadrat e kualifikuara më tej janë ndarë në dy enë: 12 fituesit e grupeve dhe katër ekipet më të mira të renditura në pozitat e treta në grupet e Ligës së Kampionëve do të futen në një enë dhe do të caktohet të përballen me njërin nga ekipet tjera, 12 prej të cilave vijnë nga pozitat e dyta të grupeve të Ligës së Evropës dhe katër të tjerat të mbetura nga pozitat e treta të grupeve të Ligës së Kampinëve.


Në enën e parë, ku bëjnë pjesë skuadrat më të mira janë:

PAOK FC, R. Standard de Liège, PSV Eindhoven, Sporting Clube de Portugal, Beşiktaş JK, Athletic Club, FC Metalist Kharkiv, Club Brugge KV, Club Atlético de Madrid, FC Schalke 04, FC Twente, RSC Anderlecht, Manchester City FC*, Manchester United FC*, Valencia CF*, Olympiacos CF*

Në enën e dytë bëjnë pjesë:

FC Rubin Kazan, Hannover 96, Legia Warszawa, S.S. Lazio, Stoke City FC, FC Salzburg, AZ Alkmaar, SC Braga, Udinese Calcio, FC Steaua Bucureşti, Wisła Kraków, FC Lokomotiv Moskva, Trabzonspor AŞ*, AFC Ajax*, FC Porto*, FC Viktoria Plzeň*

Shënim: Ekipet e ardhura nga Liga e Kampionëve kanë shenjën * në fund të emrit të tyre.

Pas përcaktimit të sfidave të rundit të parë, po ashtu do të caktohen edhe sfidat e mundshme për rundin e dytë eliminator, kur nuk do të ketë ndarje të ekipeve në dy enë.

16 topa të cilat mbajnë emrat “Fituesi i ndeshjes 1” deri te “Fituesi i ndeshjes 16” janë të vendosura në një enë dhe përzihen. Ekipi i parë i tërhequr do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi kundër ekipit të dytë të tërhequr dhe e njëjta procedurë do të përsëritet për ndeshjet e tjera. Në shortin e rundit të dytë eliminator nuk ka. /Telegrafi/

telegrafi sport app