Kur kaloni dyzet orë ose më shumë në punë, përfundoni duke u bërë më i afërt me kolegët tuaj sesa me disa nga miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj! Por, a duhet ta merrni këtë miqësi jashtë punës suaj?
Shoqërimi me kolegët tuaj jashtë zyrës mund të jetë një gjë pozitive – por, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos kaloni asnjë vijë profesionale.
AkademiPune ju përcjell disa këshilla të cilat duhet t’i zbatoni për të pasur marrëdhënie të përshtatshme me miqtë tuaj të punës kur vendosni të shoqëroheni me ta jashtë orarit të punës.
Kur kaloni më shumë kohë në punë sesa në shtëpi, a duhet të shoqëroheni me kolegët tuaj
Të gjithë ata që punojnë me orar të rregullt kalojnë shumë kohë në punë. Ndonjëherë kur puna juaj ju kërkon më shumë përkushtim dhe qëndrim më vendin e punës, ka gjasa që mund të kaloni më shumë kohë në punën tuaj sesa në shtëpi. Ka shumë të ngjarë që ju të krijoni lidhje shumë të afërta me kolegët tuaj. Ndërtimi i miqësive me njerëzit me të cilët punoni mund të ta shndërroj punën tuaj në vendin ku mezi pritni që të shkoni. Por të qenit miq dhe të dilni me kolegët tuaj pas orarit mund të shkaktojë probleme në punë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Këtu janë këshillat tona se si të keni marrëdhënie të përshtatshme me miqtë tuaj të punës kur dilni pas orarit të punës.
A duhet të distancoheni nga miqtë e punës
Të bësh miq dhe të ndërtosh marrëdhënie besimi me njerëzit që shihni 40 orë në javë është e shëndetshme dhe mund t’ju ndihmojë të shijoni punën që bëni. Në fakt, një sondazh i Globoforce zbuloi se ata që kishin miqësi në vendin e punës kishin tre herë më shumë gjasa të thonë se i duan kompanitë e tyre. Por ndonjëherë, kufiri midis punës dhe jetës mund të bëhet i paqartë kur kaloni kohë edhe me miqtë tuaj të punës jashtë vendit të punës.
Kjo mund të ndikojë negativisht balancën tuaj mes jetës dhe punës. Balanca punë/jetë është diçka që ju thuhet se duhet të përpiqeni ta keni. Një ekuilibër i mirë mund të zvogëlojë stresin tuaj dhe të parandalojë konsumimin në vendin e punës. Por kur shpesh shoqëroheni me miqtë nga puna në mjediset sociale, puna juaj që është gjëja më e madhe që keni të përbashkët dhe që ju lidh domosdoshmërisht do ta dominoj bisedën tuaj. Ajo që duhet të jetë një mbrëmje sociale dhe argëtuese mund të përfundojë në diskutime për punë dhe ju mund të përfundoni duke folur për një projekt në të cilin jeni të angazhuar. Kështu, koha e pushimit bëhet kohë pune.
Ju përfundoni duke ndarë shumë informacione personale. Miqtë i tregojnë njëri-tjetrit sekretet, frikën, shqetësimet e tyre. Ata shfryhen me njëri-tjetrin për të larguar zhgënjimin. Është mirë të kesh një mik në punë që të dëgjon kur je i stresuar, të ndihmon të kuptosh se si të përballesh me të, dhe që e kupton atë që bën dhe pse je i mërzitur për pengesat në rrugë.
Kalimi nga shfryrja e zhgënjimeve në punë deri te diskutimi nëse nuk ju pëlqen ky bashkëpunëtor ose menaxher, mund të shkaktojë probleme. Edhe më tej, historitë e jetës personale që ndani me ta mund të kthehen te personi i gabuar. Ju nuk dëshironi që shefi juaj të dëgjojë se sa i frustruar jeni në punë nga një palë e tretë.
Është padyshim mirë të kaloni kohë të mirë me kolegët tuaj gjatë orarit tuaj. Por ndonjëherë, kufiri midis punës dhe jetës personale mjegullohet dhe gjërat mund të bëhen joprofesionale. Shoqërimi i tepërt mund të çojë në neglizhimin e gjësë që jeni në punë për të bërë – PUNËN TUAJ!
A duhet t’i zhvilloni miqësitë jashtë zyrës
Të kesh miq të ngushtë në punë mund të jetë e përsosur. Kur ndiheni të vetmuar në kompaninë tuaj, edhe nëse e doni punën që bëni dhe kulturën e vendit tuaj të punës, kjo mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si ndiheni. Të qenit i padukshëm në zyrë madje mund t’ju shtyjë të lini punën tuaj të ëndrrave. Të kesh një marrëdhënie miqësore me njerëzit në punë mund ta bëjë më të lehtë kryerjen e detyrave tuaja në punë.
Puna është një vend që ju e keni zgjedhur dhe dëshironi të jeni aty. Pavarësisht se sa shumë e doni punën tuaj, pa miqtë e punës ndonjëherë mund të ju duket shumë monotone. Kush dëshiron të hyjë në një vend ku nuk ke me kë të flasësh ose ku ndihesh si i huaj? Të kesh një ose dy miq të ngushtë pune mund t’ju entuziazmojë për të shkuar në punë çdo ditë.
Lidhja me miqtë e punës jashtë punës mund t’ju ndihmojë të ndërtoni një ekip të fortë. Të jesh në një ekip në punë ka të bëjë më shumë se sa secili prej jush të përmbushë detyrat e caktuara. Ka të bëjë gjithashtu me aftësinë për t’i besuar njëri-tjetrit, për të shkëmbyer ide dhe për të zgjidhur problemet që mund të lindin në punë. Kur ndërtoni një marrëdhënie të fortë me ata me të cilët punoni ngushtë, do të kuptoni më mirë se si mendojnë ata, duke e bërë më të lehtë punën së bashku sepse jeni më të mirë në komunikimin me njëri-tjetrin. Pavarësisht nëse do të shkoni në darkë pas një jave të gjatë, ose do të planifikoni ngjarje të ndërtimit të ekipit jashtë zyrës, si për shembull një natë ‘bowling’, argëtimi dhe njohja me të gjithë në ekip, mund t’ju bëjë të gjithëve më të fortë.
Ju i besoni mikut tuaj të punës për t’ju dhënë komente dhe këshilla të paanshme. Ju u besoni miqve tuaj. Kjo është arsyeja pse kaloni kohë me ta, në fund të fundit. Ju të dy e dini se mund të kërkoni këshilla, ndihmë ose çdo gjë tjetër që ju nevojitet pa u ndjerë gjykuar. Keni dyshime në diçka që jeni duke punuar. Një mik i sinqertë i punës ju tregon se çfarë duhet të bëni tutje për të bërë hapat e duhur. Ata gjithashtu mund t’ju besojnë për të njëjtat gjëra. Kjo lidhje, e cila shpesh mund të krijohet kur shoqëroheni jashtë vendit të punës, mund të jetë një pasuri e madhe për ju të dy.
Cila është përgjigja përfundimtare
Nuk ka domosdoshmërisht një përgjigje të saktë për pyetjen nëse duhet të shoqëroheni apo jo me kolegët pas përfundimit të punës. Mund të varet nga njerëzit me të cilët punoni, industria në të cilën punoni dhe faktorë të tjerë. Megjithatë, nuk është kurrë keq të bësh miq në punë edhe nëse nuk shoqërohesh me ta jashtë orarit të punës. Ato miqësi që krijoni në punë mund të bëjnë që të prisni me padurim të shkoni në punë. Ata gjithashtu mund të ju lidhin profesionalisht me disa persona dhe mund të japin referenca në LinkedIn dhe referenca nëse vendosni të ndiqni një karrierë të re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme