Shpesh ndodh të ketë refuzim nga institucionet publike për qasje në dokumentet publike, duke zgjedhur heshtjen për të mos kthyer fare përgjigje dhe për të lënë kështu pezull edhe vazhdimin e hulumtimeve që ka qenë duke u bërë prej organizatave jo qeveritare.
Kështu u tha sot në konferencën për media me temën “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU!
Përfaqësuesja nga GLPS-ja, Ema Pula tregoi se si do të përcaktohen me ligjin e ri kërkesat dhe si do të duhet të vepronin institucionet publike për qasje në dokumentet publike.
Ajo tha se institucionet publike duhet të ofrojnë qasje në dokumente që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike dhe dokumentet që kanë të bëjnë me raportet e sigurisë në mjedis.
Sipas saj, parimi i publikimit proaktiv detyron të gjitha institucionet që të publikojnë në mënyrë proaktive me vetë iniciativë të gjitha dokumentet publike nga momenti që ato bëhen të qasshme brenda afatit 15 ditësh.
“Parimi i hapjes së të dhënave nënkupton që secili qytetar, pa diskriminim, mund të ketë qasje dhe liri të përdorimit të këtyre dokumenteve. Sa i përket kërkesës për qasje në dokumente publike, Ligji i ri ka përcaktuar qartë format me të cilat duhet bërë një kërkesë dhe format që institucioni publik duhet ta lëshojë dokumentin pavarësisht prej preferencës së kërkuesit. Institucionet duhet gjithmonë të garantojnë qasje në dokumente publike, i cili ka të bëjë me shpenzimet e parasë publike apo lidhet me zbatimin e funksioneve publike ose marrëdhënieve të punësimit të zyrtarëve publik, përveç në rastet kur ato janë të mbrojtura nga Ligji për mbrojtjen e dhënave personale”, theksoi Pula.
Në këtë konferencë u tha po ashtu se dokumentet publike edhe pse do të duhej të ishin të qasshme për qytetarët, mediat apo shoqërinë civile sipas ligjit në Kosovë shpesh mbahen në sirtarët e institucioneve.
Leonida Molliqaj nga “Çohu”, tha se përveç analizës ligjore, qëllimi i projektit ka qenë që të dalin në pah edhe vështirësitë që i kanë organizatat jo qeveritare me fokus për qasje në dokumente publike.
Ajo tha se ekziston rregullimi ligjor që të bëhen publike të dokumentet të cilat që janë me interes për publikun, mirëpo sipas saj, edhe në rastet kur organizatat jo qeveritare kanë kërkuar prej institucioneve publike qasje në dokumentet e caktuara, shpesh ato kërkesa janë refuzuar.
Lidhur me këtë, Organizata Çohu në bashkëpunim me GLPS-në, sot publikuan edhe një katalog, i cili trajton mënyrat e refuzimit të institucioneve publike ndaj organizatave jo qeveritare.
Molliqaj tha se një formë tjetër e refuzimit për një kohë ka qenë pagesa për qasje në dokumente publike.
“Ka shembuj konkret ku disa prej organizatave jo qeveritare, të cilat kanë hasur në refuzimin e institucioneve për të pasur qasje në dokumente publike. Sipas analizës sonë së bërë në bashkëpunim me organizata të tjera në Kosovë, është parë që metoda më e shpeshtë e refuzimit të institucioneve publike është heshtja e institucioneve, ku kërkesa për qasje në dokumente publike institucionet kanë vendosur mos të kthejnë fare përgjigje, duke lënë kështu pezull edhe vazhdimin e hulumtimeve që ka qenë duke u bërë prej organizatave jo qeveritare. Një metodë tjetër që është përdorë, është edhe qasja e kufizuar në dokumente publike, ku në disa raste organizatat jo qeveritare kanë kërkuar të kenë qasje me një dokument të caktuar, por institucionet kanë ofruar vetëm shikimin e asaj kontrate. kemi raste të refuzimeve pa bazë ligjore”, tha Molliqaj.
Ndryshe, në këtë konferencë gjithashtu u tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi duhet t’i propozojë Qeverisë së ardhshme sa më shpejt aktet nënligjore të cilat rregullojnë fushën e zbatimit dhe ushtrimit të së drejtës për qasje në dokumente publike./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze