LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e Biznesit mbështesin procesin e fiskalizimit në Shqipëri

Shoqatat e Biznesit mbështesin procesin e fiskalizimit në Shqipëri

Shoqatat e Biznesit në Shqipëri e mbështesin procesin e fiskalizimit, një draftligj që po konsultohet me grupet e interesit dhe pritet të ndryshojë tërësisht sistemin përmes të cilit biznesi raporton aktivitetin e tij tek tatimet.

Drafti, parashikon që nga viti i ardhshëm, të gjitha bizneset me xhiro vjetore mbi dy milionë lekë, të zbatoj një program të ri kompjuterik, përmes të cilit do të raportojnë në kohë reale tek tatimet çdo shitje.

Kjo është vetëm faza e parë e projektit të fiskalizimit, pasi në 2021 drafti parashikon të forcojë mbikëqyrjen edhe për shitjet biznes me biznes.


Por shoqatat e biznesit janë skeptike për afatet e vendosura, ndaj propozojnë shtyrjen në kohë këtij procesi.

Drafti i fiskalizimit u prezantua në fund të muajit korrik dhe është në fazë konsultimesh publike me grupet e interesit. Kërkesa për shtyrjen e afatit i është parashtruar edhe Ministrisë së Financave gjatë tryezave të konsultimit.

Ndaj, në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, teksa prezantoi detajet e ligjit të ri, ministrja e Financave, Anila Denaj e la të hapur mundësinë e shtyrjes në kohë të fiskalizimit. /RTSH/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori